Filloi Edicioni III i Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren
Ka nisur edicioni i tretë i Shkollës Verore Ndërkombëtare 2024, e cila do të organizohet në Universitetin ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren nga 31 korriku deri më 9 gusht 2024, në bashkëpunim me Dokufest, Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit- ITP Prizren dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. ShVN ka për qëllim të ofrojë mundësi të vyera arsimore për studentët në fusha të ndryshme. Edhe në këtë edicion kemi studentë jashtë Kosovës, duke përfshirë 45 vende të ndryshme të botës. Shkolla Verore do të përfshijë kurse intensive, punëtori dhe aktivitete të tjera nga profesorë nga vende të ndryshme të botës, si; SHBA, Poloni, Angli, Indi, Bullgari e Hungari. Numri i studentëve që janë pranuar në këtë edicion është 200 pjesëmarrës nga shtetet si: Afghanistan, Albania, Algeria, Bangladesh, Brazil, USA, Bulgary, Croatia, Egypt, Ecuador, Georgia, Germany, Ghana, Greece, Hungary, India, Italy Indonesia, Japan, Kazakhstan, Kosova, Kyrgyzstan Morocco, Mongolia, Pakistan, Peru, Portugal, Poland, Romania, Republic of North Macedonia, Saint Lucia, Slovenia, Syria, Sudan, Tajikistan, Tunisia, Ukraine, Turkey, Vietnam, Yemen, United States, Dominican Republic etj. Qëllimi i organizimit të ShVN është të përmirësojë aftësitë dhe njohuritë e pjesëmarrësve, duke kontribuar në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional. Organizimi i Shkollës Verore Ndërkombëtare, përkon me objektivat strategjike të Universitetit për ndërkombëtarizim dhe njëkohësisht për promovimin e vlerave dhe kulturës së vendit tonë dhe krijimin e mundësive për shkëmbim të përvojave mes të rinjve. Në këtë edicion të ShVN 2024, janë përcaktuar 6 module, për secilën njësi akademike dhe atë si më poshtë: 1. Communication Across Disciplines: Legal Soft Skills for All- Fakulteti Juridik 2. IoT and Smart Agriculture- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike 3. Implementing Technologies in Language Teaching- Fakulteti Filologjisë 4. Exploring Cultural Diversity Through Documentary Film Education- Fakulteti Edukimit 5. Forest and Landscape Management -Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit 6. Forensic Accounting and Financial Crime- Fakulteti Ekonomik Krahas mbajtjes së moduleve, do të organizohen edhe aktivitete ekstrakurikulare me përfaqësues të ndryshëm nga sektori publik dhe privat.
Hapjen e edicionit të tretë të Shkollës Verore Ndërkombëtare e bëri nikoqiri Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit, ndërsa kanë marrë pjesë: Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e MPJD znj. Donika Gërvalla, Ministrja e MASHTI-it, znj. Arbërie Nagavci, Ministri i MKRS, zt. Hajrullah Çeku, përfaqësuesi i DokuFest z. Eroll Bilibani, përfaqësuesi i ITP-Prizren z. Visar Haxhifazliu, Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, Kryetari i Komunës së Rahovencit z. Smajl Latifi, Kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, Kryetarja e KSHC-së, Hasnije Ilazi, drejtori i AKA-së, Naim Gashi, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” z. Qerimi, kryetari i KD-së së UP, z. Altin Sahiti, drejtori i ORCA z. Rron Gjinavci, dhe shumë mysafirë tjerë vendor dhe ndërkombëtar.