delegacion nga Northen Illinois University në Çikago –SHBA ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Delegacioni ishte në përbërje nga Anthony Proston, Drejtor i Programit Global të këtij Universiteti dhe Bajram Spahiu, Menaxher në Programin Global në këtë Universitet, të cilët janë takuar me stafin menaxhues të UPZ-së.
Takimi ishte mjaft i frytshëm, ku u arrit pajtimi që të nënshkruhet, në një të ardhme shumë të afërt, marrëveshja për bashkëpunim në mes të dy universiteteve. Marrëveshja pritet të nënshkruhet më 6 gusht, kur një delegacion i lartë nga Northen Illinois University, i udhëhequr nga Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë do të vizitojë UPZ-në.
Krahas sukseseve që ka korr Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren në të gjitha fushat, vendosja e bashkëpunimit me këtë universitet prestigjioz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një sukses jashtëzakonisht i madh.
Shumë shpejt një grup prej 20 studentësh të UPZ-së pritet që të udhëtojnë për në SHBA për një vizitë studimore në këtë universitet.
Gjithashtu të dyja universitetet në të ardhmen do të bashkëpunojnë në fushat akademike, në shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve dhe në zhvillimin e programeve të përbashkëta të studimit.
Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. Rektor i UPZ-së e vlerësoj lartë fillimin e bashkëpunimit me këtë universitet prestigjioz nga SHBA dhe theksoi se për UPZ-në do të jetë festë e madhe rasti i nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit. Ai falënderoi përfaqësuesit e këtij universiteti për angazhimin që kjo të realizohet.
Anthony Proston, Drejtor i Programit Global në Northen Illinois University në Çikago –SHBA, theksoi se ata janë të gatshëm që të ndihmojnë Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në të gjitha fushat, dhe vlerësoi lartë arritjet dhe sukseset që ka shënuar UPZ gjerë më tani.