Fakulteti Juridik dhe USAID organizuan simulimet e rasteve të ndërmjetësimit me studentë
Ata e vlerësuan lartë organizmin e këtij aktiviteti, i cili u shërben studentëve për konkretizimin e njohurive të tyre gjatë studimeve duke simuluar raste.
Dekani Kryeziu theksoi se ky simulim i rasteve të ndërmjetësimit ju mundëson studentëve që të bashkëpunojnë me ndërmjetësues të licensuar dhe njohuritë e tyre teorike për ndërmjetësimin qe i kane gjeneruar gjate studimeve t’i zbatojnë në praktikë si pjesëmarrës në këto raste me role të caktuara. Andaj, është një mundësi e mirë që me mbështetjen e Programit të Usaidit-Drejtësia Komerciale, studentët njohurit e tyre t’i konkretizojnë përmes praktikës dhe njëherit të aftësohen njëkohësisht edhe në aspektin profesional dhe të jenë të gatshëm që të shërbejnë në të ardhmen si profesionist të kësaj fushe duke kontribuar kështu në përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët.
Ai shtoi se bashkëpunimi ynë me USAID-in do të vazhdoj edhe më tej në drejtim te aftësimit profesional të studentëve.