Artan Demaku

Profesori i Shkencave Kompjuterike, Artan DERMAKU fitues i Çmimit “FRED MARGULIES”

 

Summary


Profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UPz,  Dr.techn. Artan Dërmaku, ka fituar çmimin ndërkombëtar Fred Margulies që ndahet nga IFAC (International Federation for Automatic Control) në Austri.
Ky është çmimi kryesor në Austri që ndahet për doktoratën, tezën e masterit, apo punimin më të mirë shkencor në fushën e mekatronikës, robotikës dhe automatizimit në përgjithësi, të realizuar brenda 5 viteve të fundit.
Profesor Dërmaku këtë çmim e ka fituar në saje të vlerësimit të disertacionit të doktoraturës së tij, në Universitetin Teknik të Vjenës, për kontributin e veçantë dhe rëndësinë ekonomike, të qasjes interdisiplinare dhe relevancës shoqërore si dhe për risitë shkencore që sjell në punimin e tij.
Ndarja solemne e çmimit Fred Margulies, do të bëhet të premten më 12 tetor 2012 në Vjenë.
Doktoraturën e profesor Dërmakut në temën: “Path recognizing for Mobile and Humanoid robots thorough low cost sensors”, e ka vlerësuar juria ndërkombëtare e përbërë nga:

  • Bundesministerin a. D. Eleonora Hostasch (bis 1995 Vizepräsidentin des Österreichischen  Gewerkschaftsbundes, 1997 – 2000 Bundesministerin für Arbeit, Gesundheit und Soziales)
  • Ing. Wolfgang Morrenth (ehemaliger technischer Leiter des Bereichs Automation & Drives [A&D] der Siemens AG Österreich)
  • Dr. Norbert Rozsenich (Präsident der Österreichischen Gesellschaft für Automatisierungs- und Robotertechnik [National Member Organization of IFAC] und ehemaliger Sektions-Chef im Bundesministerium für Wissenschaft und Forschung)
  • Univ.-Prof. Dr. Tibor Vámos (Vorsitzender des Boards und ehemaliger Direktor des Forschungsinstituts für Computer und Automation [SZTAKI] der Ungarischen Akademie der Wissenschaften, sowie ehemaliger Präsident der IFAC)
  • Univ.-Prof. Dr.-Ing. Birgit Vogel-Heuser (Lehrstuhl für Automatisierung und Informations-systeme der Fakultät für Maschinenwesen der Technischen Universität München und stellvertr. Vorsitzende des technischen Komitees 3.1 [Computers for Control] der IFAC)