Dekan i Fakultetit Juridik

Prof.Ass. Dr.Arif Riza

 

Prof.Ass. Dr.Arif Riza u lind në Bellobrad të Dragashit/Sharr, më 29.01.1964. Shkollën fillore e përfundoi  në vendlindje, gjimnazin në Dragash, kurse  në Korrik të vitit 1988 ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1997 regjistroi fakultetin juridik në Universitetin “Johan Kepler” të Linzit të Austrisë ku ju nënshtrua procedurës së llogaritjes (nostrifikimit) të provimeve.

Në vitin 1999 pasi  kishte dhënë provimet plotësuese për të pasur të drejtë të  studionte shkallën e tretë, ka paraqitur kërkesën në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës për lejimin e studimeve të doktoraturës, në lëndët Ndërkombëtare dhe Evropiane ndërsa e Drejta Kushtetuese ishte zgjedhore.

Por pas mbarimit të luftës në Kosovë kthehet në vendin e njëjtë të punës ku 10 vite më parë ishte dëbuar  nga vendi i punës që kishte si inspektor i administratës dhe vazhdoi të punoj në të njëjtin vend deri në mars të vitit 2001.

Në prill të vitit 2001 vazhdoi studimet e filluara më parë ato të magjistraturës dhe doktorraturës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës, ndërsa më 20.12.2002 mbrojti tezën e doktoraturës me Temën: “Çështjet juridike në varshmëri  në lëmin e administratës në Kosovë nën  mbikëqyrjen ndërkombëtare”, me notë të shkëlqyeshme dhe mori titullin  Doktor i Shkencave Juridike (Dr.Iur.) në të drejtën  Ndërkombëtare dhe Evropiane.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së