Prof. ass. Dr. Halil Kukaj

u.d. Dekan

 

TË DASHUR STUDENTË

Në cilësinë e Dekanit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren, kam kënaqësinë e  veçantë, që në emër të stafit akademik, bashkëpunëtorëve dhe studentëve tjerë si dhe në emrin tim personal, të ju dëshirojë mirëseardhje dhe fillim të mbarë të studimeve.

Është ky një vit jubilar për Fakultetin Ekonomik, sepse ju jeni gjnerata e pestë që ndjek studimet e ciklit të parë "Bachelor".

Duke e zgjedhur Fakultetin tonë, Ju keni bërë një hap të rëndësishëm për të ardhmen tuaj. Koha dhe eksperienca do të tregojnë se keni bërë zgjedhjen e duhur, pasi ne kemi rregullat, metodat, disiplinën e duhur dhe infrastrukturën solide për studime të nivelit të avancuar. Moto e punës sonë është : Pjesmarrje aktive në procesin mësimor, por dhe interes për procesin studimor dhe kërkimor, në mënyrë që ekonomizimi të bëhet stil i jetës suaj.

Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren i organizuar në dy programe studimi të Ciklit të  Parë "Bachelor" të akdredituar nga AKA: Administrim Biznesi dhe Menaxhment Ndërkombëtar, ofron studime për të gjithë maturantët apo edhe më gjërë, që aspirojnë të studjojnë në fushën e ekonomisë.

Në këtë vit të ri akademik, për herë të parë hapen edhe studimet e Ciklit të Dytë "Master" në Administrim Biznesi dhe në Kontabilitet dhe Auditim.

Në këtë mënyrë kompletohet cikli i studimeve në fakultetin ekonomik.

Bazuar në disa Marëveshje mirëkuptimi që kemi nënshkruar me disa Institucione relevante, vendore dhe ndërkombtare, Fakulteti Ekonomik ofron mundësi për të gjithë studentët të përmbushin një pjesë të praktikës profesionele si pjesë e obligueshme e programit studimor nëpër ndërmarrje, institucione apo organizata vendore apo ndërkombëtare, sipas zgjedhjes suaj. Ndërsa në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, edhe njohjen e lëndëve nga ana e SCAAK me qëllim që ti eliminoni shpenzimet shptesë të procesit të çertikimit si kontabilist të çertifikuar si dhe ta kurseni kohën.

Për studentat e ciklit të dytë të studimeve "Master" po bëjmë përpjekje që semstrin e katërt të studimeve të e kryejnë nëpër kompani më të mëdha, ku do të kenë mundësi ta përfundojnë disertacionin e masterit.

Ndërsa, për të gjithë studentat e Fakultetit Ekonomik, të cilët dëshirojnë që një vit të studimeve ta vijojnë në Universitete jashtë Kosovës, ne ju ofrojmë aktualisht Universitetin e Ballëkesirit dhe të Trakias në Republikën e Turqisë. Njiherit në këto dy Universitete mundë të studjoni një semestër, ndërsa semestrin tjetër mundë ta përfundoni pjesën praktike me qrast edhe do tu kompensohen shpenzimet e qendrimit dhe akomodimit.

Ne ju garantojme se mbështesim pasionin dhe dëshiren e studentëve , drejt një karriere profesionale të suksesshme.

Suksese.

Dekani

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe   Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet. Në takim është biseduar për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të  FH Technikum Wien në Vjenë dhe UPZ-së, me theks të veçantë në mundësitë e  mobilitetit të profesorëve dhe mundësisë që studentet tanë të vazhdojnë studimet në nivelin Master, apo edhe përmes programit ERASMUS, për një apo dy semestra në nivelin Bachelor në këtë Universitet. Duke ditur se ky Universitet prestigjioz në Vjenë është shumë i njohur në Teknologji , është kërkuar nga UPZ që Technikum Vjene të ndihmoj në krijimin e laboratorëve teknologjik gjë që u pranua me dëshirë nga ana e tyre. Gjithashtu treguan një gatishmëri të madhe që studentët tanë të mund të vijojnë pjesën praktike sidomos në semestrin e pestë dhe të gjashtë të studimeve Bachelor në laboratorët e këtij Universiteti. Gjithashtu në takim është treguar gatishmëri e FH Technikum Wien që mësimdhënësit e tyre të mbajnë ligjërata në UPZ si dhe anasjelltas që Profesorët e UPZ të mbajnë ligjërata në këtë Universitet si mësimdhënës mysafir. Duke pasur parasysh se programi TIT në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UPZ është shumë i përafërt me programet ekzistuese të Technikum u ra dakord që studentët tanë janë të mirëpritur për të bërë vazhdimin e studimeve Master në drejtimet e tyre përkatëse. Vizita në këtë universitet prestigjioz të Austrisë ishte shumë e suksesshme dhe së shpejti do të formalizohet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy universiteteve."

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 :Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet.