Për  Universitetin  e  Prizrenit

Të përgjithshme

  • I themeluar në vitin 2009 në qytetin e Prizrenit sipas vendimit për themelim të Qeverisë së Kosovës, kurse punën e ka filluar me 1 Tetorë 2010.
  • Eshtë  themeluar si universiteti i dytë publik në Kosovë
  • Një universitet me  planprograme  moderne  perëndimore.
  • Nje universitet që është në rritje dhe zgjerim me programe të reja studimore

Fakultetet

  • Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
  • Fakulteti Ekonomik
  • Fakulteti Juridik
  • Fakulteti i Edukimit
  • Fakulteti Filologjik

Për studentët

  • Numri i përgjithshëm i studentëve                                                7031
  • Numri i përgjithshëm i studentëve femra                                      3827
  • Numri i përgjithshëm i studentëve meshkuj                                  3204
  • Numri i përgjithshëm i studentëve të vitit të parë                          1992
  • Numri i studentëve të pakicave boshnjake                                      300
  • Numri i studentëve të pakicave turke                                             200
  • Numri i studentëve të pakicave shqiptare                                      6646
  • Numri i studentëve nga Shqipëria                                                    10
  • Numri i studentëve Bachelor                                                       7002
  • Numri i studentave master                                                              29

Lokacioni

Universiteti i Prizrenit gjendet në perëndim të qytetit të Prizrenit. Afër qytetit gjendet parku i qytetit i cili frekuentohet nga studentët gjatë tërë kohës.

Qyteti i Prizrenit është qyteti më i afërt me Shqipërinë, pra gjendet vetëm 4 km nga kufiri me të.

Pagesa e semestrit akademik

Qeveria  ka marrë vendim që shkollimi të jetë pa pagesë për të gjithë studentët e nivelit Bachelor.

Shpenzime e tjera shtesë  janë të vogla (shembull: për çertifikatçn e notave është 5 euro).Semestri akademik per nivelin Master është 300 euro

Stafi i Universitetit

Universiteti ka 150 mësimdhënës të rregullt dhe të  angazhuar.

Universiteti ka 45  punëtorë administrativë

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit