Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është një ndër njësitë mësimore shkencore të Universitetit të Prizrenit. Përmes programeve të veta të studimeve, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në UPZ ofron udhëzime dhe përgatit studentë  për karrierë të bazuar në industri.

Gjatë studimeve studentët janë të mbuluar me të gjitha njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike. Kjo iu mundëson studentëve që të krijojnë projekte të mëdha dhe të vogla në çdo kompani  brenda apo jashtë vendit, si dhe mund të vazhdojnë për studime master.

Objektivat e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike janë:

Të ju ofroj studentëve prapavijë solide në teori dhe konceptet themelore të programimit, si dhe të Sistemeve Softverike dhe Inxhinierike,  Database  dhe Systeme Informationi si dhe Web Applikacione,  Dizajn të rrjetave,  Siguri, Systeme të Shpërndara, Telekomunikacion dhe Mekatronikë .

  • Ti përgatisë studentët për industri apo edhe për studime të mëtutjeshme për master.
  • Të promovojë një qasje të re ndaj studimeve në bashkëpunim dhe partneritet me institucionet më të mira ndërkombëtare të fushës.
  • Të shkëmbejë përvojat në nivel ndërkombëtar dhe të jetë gjithmonë në hap me zhvillimet në fushat e lartpërmendura.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike funksionon prej vitit 2010. Ai përbëhet nga dy
departamente për nivelin Baçellor:

  • Information Technologies and Telecommunication
  • Software Design

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ofron programet në nivel të parë Bachelor por edhe programet në nivel Master në “Shkenca kompjuterike”. Të dy departamentet e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike funksionojnë prej pesë vitesh, ku është krijuar përvoja e duhur duke siguruar profesorë të aftë, duke ndërtuar kurrikulën përkatëse, duke përzgjedhur literaturën më të mirë bashkëkohore, në mënyrë që të përballohet me sukses akreditimi i programit në nivelet Master.

Kohëzgjatja dhe vëllimi (semestrat, ECTS, orët për semestër)

Në programin Baçellor, studimet përfundojnë pas 6 semestrave,  ku studenti realizon së paku 180 kredi të konvertuara në 4500 orë ngarkesë për t’u kualifikuar për gradën akademike Bachelor në Shkenca Kompjuterike (BSc).

Në programin Master, studimet përfundojpas 4 semstrave.

Forma e studimit , struktura dhe kohëzgjatja

Moduli bazik i studimeve është moduli semestral (lënda), me kreditë ECTS sipas kurrikulës. Numri i kredive arrihet duke përfunduar  modulet sipas rregullorës së UPz-s.

Plani i studimeve

Plan i studimeve është miratuar nga Senati i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Me këtë plan fitohet titulli Baçellor i Shkencave Kompjuterike drentimi TIT apo SD, pas marrjes së 180 kredive ECTS.  Shuma e kredive është paraparë sipas Kurrikuës (shiko kurrikulën).

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe   Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet. Në takim është biseduar për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të  FH Technikum Wien në Vjenë dhe UPZ-së, me theks të veçantë në mundësitë e  mobilitetit të profesorëve dhe mundësisë që studentet tanë të vazhdojnë studimet në nivelin Master, apo edhe përmes programit ERASMUS, për një apo dy semestra në nivelin Bachelor në këtë Universitet. Duke ditur se ky Universitet prestigjioz në Vjenë është shumë i njohur në Teknologji , është kërkuar nga UPZ që Technikum Vjene të ndihmoj në krijimin e laboratorëve teknologjik gjë që u pranua me dëshirë nga ana e tyre. Gjithashtu treguan një gatishmëri të madhe që studentët tanë të mund të vijojnë pjesën praktike sidomos në semestrin e pestë dhe të gjashtë të studimeve Bachelor në laboratorët e këtij Universiteti. Gjithashtu në takim është treguar gatishmëri e FH Technikum Wien që mësimdhënësit e tyre të mbajnë ligjërata në UPZ si dhe anasjelltas që Profesorët e UPZ të mbajnë ligjërata në këtë Universitet si mësimdhënës mysafir. Duke pasur parasysh se programi TIT në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UPZ është shumë i përafërt me programet ekzistuese të Technikum u ra dakord që studentët tanë janë të mirëpritur për të bërë vazhdimin e studimeve Master në drejtimet e tyre përkatëse. Vizita në këtë universitet prestigjioz të Austrisë ishte shumë e suksesshme dhe së shpejti do të formalizohet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy universiteteve."

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 :Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet.