Historiku

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPZ) ka nisur punën në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim. Selia e Universiteti është në Prizren, njëri nga qytetet më të lashta të Kosovës. UPZ-ja është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1.700, ndërsa tani në vitin 2014 numri i studentëve është rreth 10.000. Universiteti është i akredituar nga viti 2010. Për herë të fundit i është nënshtruar procesit të akreditimit vitin e kaluar dhe është riakredituar. Momentalisht Universiteti ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master.

Programet e ciklit të parë të akredituara nga AKA-ja janë:

  • Fakulteti Ekonomik me drejtimet:
  • Administrim Biznesi dhe
  • Menaxhment Ndërkombëtar

Fakulteti Juridik

Fakulteti i Shkencave kompjuterike me drejtimet:

  • Dizajn i Softuerit dhe
  • Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikimit

Fakulteti i Edukimit (në gjuhen shqipe, turke dhe boshnjake) me programët:

  • Programi Fillor dhe
  • Parashkollor;

Fakulteti i Filologjisë

  • Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

Nga 2013-ta ka filluar edhe programi Master në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim i Turizmit.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

SEMS

SEMS

SEMS