Lajme

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Thirrje për aplikim bursa të qeverisë së Francës 2017

06 Prill 2017

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE ZHVILLIMIT NDÊRKOMBËTAR

AMBASADA E FRANCËS NË KOSOVË
Departamenti për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore


Thirrje për aplikim : bursa të qeverisë së Francës 2017

Bursa të qeverisë së Francës

Ambasada e Francës në Kosovë ofron çdo vit bursa  për studime Doktoratë,  tezë  në  bashkëmentorim  dhe Master. Dosja për aplikim  duhet derguar Zonjës Cécile Fisteberg, Këshilltare për Bashkëpunim dhe Veprimtari  Kulturore.

- Përbërja e dosjeve të kandidaturës për regjistrim në Doktoraturë:  një CV, një letër motivuese,  përshkrimi i  projektit , kopja e diplomës së fundit dhe pasqyra e notave, në qoftë se është e mundur dëshminë e  dy profesorëve  mbikëqyrës të ardhshëm (në Prishtinë dhe në Francë) te cilët angazhohen të përcjellin punën tuaj shkencore.

- Përbërja e dosjeve të kandidaturës për regjistrim në Master: CV, një letër motivuese, kopja e diplomës së fundit dhe pasqyra e notave, përshkrimi i projektit Master në  universitetin e përzgjedhur, programi i studimeve  dhe përgjegjësi i  Masterit tuaj.

Dosja juaj e  aplikimit mund të përmbajë  rekomandimin e një profesorit ose udhëheqësit të  departamentit të studimeve tuaja . Aplikuesit që kanë njohuri  të nivelit B1/B2 në gjuhë frënge ose ata që tregojnë interes  për të mësuar gjuhën frënge kanë përparësi.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 15 maj 2017.

Bursat janë të vlefshme për një periudhë 1 vjeçare, me mundësi vazhdimi, në funksion të rezulateve të vitit universitar paraprak. Juria  do të shqyrtojë aplikimet më datë  22 maj 2017. Aplikantët do të ftohen  për intervistë në Ambasadën e Francës nga data 29 maj 2017 dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen  në muajin qershor.

Kontakt:

Zonja Cécile Fisteberg cecile.fisteberg@diplomatie.gouv.fr

Infromacione shtesë :

Zonja Fikrije Pllashniku fikrije.pllashniku@diplomatie.gouv.fr

Zonja  Agathe Bouchet agathe.bouchet@diplomatie.gouv.fr

Për më shumë informata, web faqe  Campus France:

http://www.campusfrance.org/fr/rubrique/etudier-en-france

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së