Lajme

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Konkurs për lirimin nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit të Prizrenit për vitin akademik 2016/2017

16 Maj 2017

K O N K U R S

Për lirimin nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit të Prizrenit për vitin akademik 2016/2017

Të drejtë lirimi nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2016/2017 në UPZ kanë:

1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale;

2. Studentët, të cilët janë invalidë të luftës (qofshin ata ushtarakë apo civilë);

3. Studentët, që kanë mbetur pa njërin prind si pasoj e luftës (gjatë periudhës 01.01.1998 -12.06.1999) dhe fëmijët e Invalidëve të UÇK-së;

4. Studentët me aftësi të kufizuara fizike;

5. Studentët e të njëjtit prind i cili ka dy (2) e me shumë studentë të rregullt në studime në Universitetet publike të Kosovës.

Të gjithë studentët duhet t’i paraqesin:

- Kërkesën për lirimin nga pagesa e semestrit dhe

- Vërtetimin e studimeve për vitin akademik 2016 - 2017

  1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale, i paraqesin edhe:

  1. Kopjen e vërtetuar të vendimit të ndihmës sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ;
  2. Vërtetimin e Qendrës për Punë Sociale për familjen dhe studentin ( forma shkarkohet web-faqja ose merret në QPS në Komunë);
  3. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të ndihmës sociale;
  4. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës;
  5. Certifikatën e lindjes së studentit/ës.

  1. Studentët që janë invalid të luftës (ushtarakë apo civilë) i paraqesin edhe:

a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të pensionit për invalid të luftës apo invalid civil të luftës nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ose nga komuna përkatëse;

b. Kopjen e letërnjoftimit të studentit /ës invalid.

  1. Studentët që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës dhe invalidëve të UÇK-së, i paraqesin edhe:

a. Kopjen e vërtetuar të vendimit për njohjen e statusit të familjes së dëshmorit, viktimës civile dhe invalidëve të UÇK-së, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ose nga komuna përkatëse;

b. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të statusit të familjes së dëshmorit/viktimës civile;

c. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës;

d. Certifikatën e lindjes së studentit/ës.

  1. Studentët me aftësi të kufizuara fizike i paraqesin edhe:

a. Kopjen e vërtetuar të vendimit për njohjen e statusit person me aftësi të kufizuara fizike nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ose nga shoqatat e licencuara të personave me aftësi të kufizuara;

b. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës.

  1. Studentët e të njëjtës familje duhet të paraqesin:

a) Certifikatën e lindjes së studentëve;

b) Vërtetimet e të gjithë studentëve për regjistrimin në vitin akademik 2016/2017.

Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në zyrën nr. 308, në objektin e Rektoratit.

Kërkesat dhe dokumentacioni i pranuar zyrtarisht nga zyra nr. 308 i dorëzohet Komisionit për lirim në Rektoratin e Universitetit të Prizrenit.

Me rastin e paraqitjes për lirim nga pagesa e semestrit, studentët duhet t’i sjellin vetëm dokumentet origjinale.

Afati për konkurrim është prej datës 15.05.2017 e deri më 26.05.2017

 

Format e nevojshme për konkurrim gjenden në web-faqen e Universitetit të Prizrenit: www. uni-prizren.com dhe në Zyrën nr. 308.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së