Lajme

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Konkurs i brendshëm

19 Maj 2017

K O N K U R S

i brendshëm për:

Titulli i vendit të punës: Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit, (1) UNI6.

Mbikëqyrësi i nëpunësit: Rektori i Universitetit.

Pozita: Shërbyes Civil i karrierës -Niveli i Lartë Drejtues, orari i plotë (40 orë në javë).

Vendi i punës: Prizren, Republika e Kosovës.

Kandidatët që konkurrojnë për këtë vend pune, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligjin për Shërbyesit Civil të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-149, duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte:

· Të kenë diplomë universitare master ose ekuivalentë me më së paku katër (4) vjet të studimeve;

· Duhet të jenë nga fusha profesionale e drejtësisë,

· Të kenë pesë (5) vjet përvojë pune profesionale;

· Të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese;

· Të kenë njohuri të mjaftueshme për proceset e arsimit.

Detyrat-Përgjegjësitë: nën mbikëqyrjen e Rektorit kryen ushtron këto detyra:

· Është zyrtar më i lartë i administratës;

· Është udhëheqës i administratës qendrore;

· Është udhëheqës i Sekretarëve të Njësive Akademike;

· Është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të  Universitetit;

· Është udhëheqës i drejtorëve të departamenteve në kuadër të administratës qendrore;

· Është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;

· Është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli Drejtues dhe Rektori, të cilat nuk janë të përcaktuara me Statut.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Rektorat, zyra nr. 308,  adresa: rruga “Shkronjave” nr. 1, Prizren ose mund t’i shkarkoni nëpërmjet adresës elektronike në linkun: www.uni-prizren.com.

Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në objektin e Rektoratit. Aplikacioni i kompletuar duhet të dorëzohet edhe në formën elektronike në adresën apliko.upz@uni-prizren.com .

Dokumentacioni për aplikim:

-Fletë aplikacionin dhe CV-në

-Letërnjoftimin fotokopje,

-Ekstraktin e lindjes, origjinale,

-Diploma Universitare, (të diplomuarit në universitet jashtë Republikës së Kosovës t’ia bashkëngjisin   dëshminë e nostrifikimit të diplomës), të noterizuar,

-Dëshminë për përvojën e punës profesionale (origjinale ose të noterizuar) dhe dëshminë e përvojës së punës të përgjithësi duke i bashkangjitur edhe pasqyrën e Trustit.

-Dëshminë se nuk është në hetime apo i dënuar për vepër penale dhe

-Dokumentacionet shtesë sipas vlerësimit të kandidatëve të rëndësishme për pozitën që aplikon.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë

shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë

mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë

dhe proporcional në organet e Shërbimit Civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3, të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas përfundimit  të  afatit për aplikim nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.

Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin për verifikim dokumentet origjinale.

Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjete (15), ditë nga dita e shpalljes në gazetë përkatësisht deri më: 02.06.2017. Të drejtë aplikimi kanë vetëm shërbyesit e brendshëm civil të Institucionit.

 

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adrese elektronike: www.uni-prizren.com, ku edhe mund ta shkarkoni aplikacionin zyrtar.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së