Lajme

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE NË NIVELIN BACHELOR, PËR VITIN AKADEMIK 2017/2018

06 Korrik 2017

Me bazë në nenin 42, 47 pika 1.2 dhe 48 pika 1.7 të Statutit nr. 04-V-621, Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 29.06.2017, duke miratuar propozimet e njësive akademike, dhe në respektim të plotë të vendimit nr.132/01B shpallë:

KONKURS

PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE NË NIVELIN BACHELOR, PËR VITIN AKADEMIK 2017/2018

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore- Bachelor, në afatin e parë për vitin akademik 2017/2018, do të pranojë 1740 studentë,  nga të cilët 120 studentë pranohen sipas kuotave të rezervuara në programe të caktuara nga radhët e minoriteteve: turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, serb dhe kroat.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Republikën e Kosovës dhe në shtete tjera.

Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti ”Ukshin Hoti”  rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të përmendur më lart, universiteti do të rezervojë të drejtën për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).

Bazuar në UA nr.09/2016 MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren do të rezervojë deri në 12% nga  numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, të cilët do të shpërndahen në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve, për secilin fakultet veç e veç.

Universiteti nuk do t’u mundësojë lehtësira për pranim nëse njëri prej kandidatëve binjakë nuk do të arrijë të pranohet në programin e njëjtë, apo të ndryshëm, me binjakun tjetër.

Në Universitet do të pranohen edhe studentë nga shtete të tjera, me automatizëm në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, gjithsej 18 (tetëmbëdhjetë studentë).

Kandidatë joshtetas të Kosovës, konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollën e mesëm jashtë Kosovës, dhe shtetasit e huaj. Këta kandidatë me rastin e aplikimit, duhet ta dorëzojnë edhe  nostrifikimin e diplomës nga institucionet përkatëse. Njohja (nostrifikimi) i diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë.

Deklarimi i rrejshëm në formularin për vetëdeklarim, konsiderohet vepër penale sipas nenit 391 të Kodit Penal (KODI NR.04/L-082) të Republikës së Kosovës.

Çdo kandidat mund të konkurrojë vetëm në një program. Studentët aktual të universitetit nuk mund të riaplikojnë në ndonjë program tjetër.

MËNYRA E APLIKIMIT DHE ZGJEDHJA E KANDIDATËVE. Kandidatët duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit-ONLINE, nga  faqja  zyrtare e universitetit www.uni-prizren.com duke printuar aplikacionin së bashku me fletëpagesën.

Linku për Aplikim: Kliko këtu


Kandidatët nuk mund t’i dorëzojnë dokumentet nëse paraprakisht nuk kanë aplikuar online dhe nuk e kanë bërë pagesën. Dokumentet e kërkuar sipas konkursit, dorëzohen në fakultetet përkatëse.

Zgjedhja e kandidatëve bëhet sipas këtyre kritereve:

1. Kandidatët që kanë diplomë të shkollës së mesme, por që nuk iu kanë nënshtruar provimit të maturës, si dhe kandidatët të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100:

  • Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe
  • Deri  në 70% të pikëve mund të arrihen nga provimin pranues.

2. Kandidatët që posedojnë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe që e kanë kaluar me sukses provimin e matures:

Numri maksimal i  pikëve sipas suksesit dhe provimit pranues është 100:

  • Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme ;
  • Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga provimi i matures, dhe
  • Deri në 40% të pikëve mund të arrihen nga provimi pranues.

 

Do të pranohen vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues. Kandidatët të cilët nuk arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të lira sipas konkursit.

Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vet fakultetet.

Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve është i barabartë, zgjedhja do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse pikët përsëri do të jenë të barabarta, atëher merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale..

Komisionet janë të obliguara që tërë ranglistën e kandidatëve sipas pikëve t’ia dërgojnë rektoratit të universitetit.

Për aplikim kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

  • -Certifikatën e lindjes (origjinale).
  • -Letërnjoftimin fotokopje.
  • -Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme(origjinale).
  • -Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme dhe  dëftesën e maturës (origjinal).
  • -Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.
  • -Fletëaplikacionin së bashku me pagesën prej 2.50 €.

 

Shtetasit e huaj, që nuk e kanë mbaruar shkollën e mesëm në gjuhën shqipe, përveç dokumenteve të lartcekura, duhet të paraqesin edhe dëshmin mbi njohjen e gjuhës shqipe.

Vërejtje: Ju njoftojmë se dokumentet origjinale nuk mund t’i tërhiqni deri në diplomim, ndërsa nuk mund të aplikoni  me dokumente të noterizuara. Prandaj, ju lutemi, fotokopjoni dhe vërtetoni te noteri dokumentet për nevojat tuaja personale.

AFATET E KONKURSIT:

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 07.07.2017 deri më 14.07.2017 (e Premte ), nga ora 10:00-15:00. Provimi pranues do të mbahet më 17-18.07.2017, duke filluar prej orës 09:00 (shih tabelën me orarin e mbajtjes së provimit pranues).

Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen provimit pranues duhet të kenë me vete një dokument identifikues (letërnjoftimin , pasaportën, patent shoferin). Gjatë kohës së mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë. Kandidatët duhet të respektojnë dispozitat e kodit të etikës në të kundërtën do të sanksionohen.

Orari i mbajtjes së provimit pranues është:

Më 17-18.07.2017

Nr.

Data

Fakulteti

Programi

Prej

Deri

Grupi

1

17.07.2017

Juridik

Juridik

09:00

10:30

RR

2

17.07.2017

Ekonomik

Administrim Biznesi

09:00

10:30

RR

3

17.07.2017

Ekonomik

Menaxhment Ndërkombëtar

11:00

12:30

RR

4

17.07.2017

Filologji

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

09:00

10:30

RR

5

17.07.2017

Filologji

Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

09:00

10:30

RR

6

17.07.2017

Filologji

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

09:00

10:30

RR

7

18.07.2017

FSHK

Dizajn Softueri

09:00

10:30

RR

8

18.07.2017

FSHK

TIT

11:00

12:30

RR

9

18.07.2017

FSHK

TIT –Tur dhe Bos.

13:00

14:00

RR

11

18.07.2017

Edukim

Program Fillor

09:00

10:30

RR

12

18.07.2017

Edukim

Program Parafillor

11:00

12:30

RR

13

18.07.2017

Edukim

Program Fillor- Bos dhe Tur.

13:00

14:00

RR

14

18.07.2017

Edukim

Prog. Parafillor- Bos dhe Tur.

13:00

14:00

RR

15

17.07.2017

FSHJM

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisi

13:00

14:30

RR


Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më: 21.07.2017 në ora  15:00 në ueb faqen zyrtare të universitetit.

Afati për ankesa është më: 24.07.2017, ndërsa shqyrtimi i tyre do të bëhet më 25.07.2017.

Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të bëhet nga data 24.07.2017 deri më 28.07.2017 prej orës 10:00-15:00 (shih tabelën e mëposhtme).

Kandidatët të cilët nuk arrinjë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj ju lutemi që t’i përmbaheni afateve të caktuara.

 

Fakulteti

Departamenti

Data e fotografimit

Ora

1

Juridik

Juridik

24 - 28.07.2017

10:00 - 15:00

2

Ekonomik

Administrim Biznesi

24 - 26.07.2017

10:00 - 15:00

Menaxhment Ndërkombëtar

27 - 28.07.2017

10:00 - 15:00

3

FSHK

T I T (Shq. Tur.Bos.)

24 - 26.07.2017

10:00 - 15:00

S D

27 - 28.07.2017

10:00 - 15:00

4

Edukim

Fillor (Shq. Tur. Bos.)

24 - 26.07.2017

10:00 - 15:00

Parashkollor (Shq. Tur. Bos.)

27 - 28.07.2017

10:00 - 15:00

5

Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

24.07.2017

10:00 - 15:00

Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

25-26.07.2017

10:00 - 15:00

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

27-28.07.2017

10:00 - 15:00

6

FSHJM

 

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

24 - 28.07.2017

10:00 - 15:00

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

1.Fletëregjistrimin e plotësuar i cili merret me rastin  e regjistrimit;

2.Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm) të cilat duhet të bëhen nga fotograf profesionist;

3.Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin “Ukshin Hoti”,    vitin e parë të studimeve e kanë falas;

4.Pagesa për një semestër për studentët e rregullt që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, është në shumën prej 25€,  për studime me korrespodencë 125€.

Për informata më të hollësishme kandidatët duhet ta vizitojnë ueb faqen zyrtare:www.uni-prizren.com

I. Numri i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren - sipas programeve është si në tabelën:

Nr.

Fakulteti

Drejtimi

Të rreg.

Me korrespodencë

Për komunitete

Total

1

Fakulteti Juridik

Juridik

200

0

24

200

2

Fakulteti Ekonomik

Menaxhment Ndërkombëtar

200

0

24

200

3

Fakulteti Ekonomik

Administrim Biznesi

250

0

30

250

4

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor

100

0

0

100

5

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor

100

0

0

100

6

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor- Bos.

35

0

0

35

7

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor- Bos.

25

0

0

25

8

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor- Tur.

30

0

0

30

9

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor- Tur.

30

0

0

30

10

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

TIT

180

0

0

180

11

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

SD

180

0

0

180

12

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

TIT- Bos.

30

0

0

30

13

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

TIT- Tur.

30

0

0

30

14

Fakulteti i Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

100

0

12

100

15

Fakulteti i Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

100

0

12

100

16

Fakulteti i Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

100

0

12

100

17

F.Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

50

0

6

50


Sqarim
: Në tabelën e paraqitur me kuaota për nxënësit që kanë përfunduar mësimin në gjuhën turke dhe boshnjake, do të merret parasysh gjuha e shkruar në dokumentacionin pedagogjik, dëftesa dhe diploma.

Përjashtim nga vërejtja e lartprmendur përbëjnë kandidatët të cilët vijnë nga komunat në të cilat nuk organizohet mësimi në këto dy gjuhë. Këta kandidatë duhet ta plotësojnë formularin për vetdeklarim lidhur me përkatësinë e tyre etnike.

LËNDËT NË PROVIM PRANUES:

1.Fakulteti Juridik: Fillet e së Drejtës, E drejta Kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe.

2.Programi Administrim Biznesi: Hyrje në Ekonomi, Matematikë

3.Programi Menaxhment Ndërkombëtar: Hyrje në Ekonomi,  Matematikë

4.Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

5.Programi Gjuhë dhe letërsi Angleze: Gjuhë dhe Letërsi Angleze

6.Programi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane: Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

7.Programi Fillor: Gjuhë Shqipe-testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

8.Programi Parashkollor: Gjuhë Shqipe- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

9.Programi TIT dhe DS:Kompjuterikë (programim, baza e të dhënave, rrjetet kompjuterike)dhe Matematikë.

10.Programi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit: Matematikë, Kimi dhe Biologji.

Në Gjuhën Boshnjake:

11.Programi Fillor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

12.Programi Parashkollor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

Në Gjuhën Turke:

13.Programi Fillor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

14.Programi Parashkollor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së