Lajme

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

KONKURS PËR ZGJEDHJEN E PERSONELIT AKADEMIK

17 Korrik 2017

Me bazë në nenin 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës nr. 04/L-037 si dhe dispozitat e nenit 47 paragrafi 1.3 të Statutit nr. 04-V-621, Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 14.07.2017, duke miratuar propozimet e njësive akademike, mori vendim për të shpallur:

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E PERSONELIT AKADEMIK NË FAKULTETET E UNIVERSITETIT “UKSHIN HOTI” NË PRIZREN


I. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE:

1. Një mësimdhënës për lëndët:

- Cloud Computing (Bsc.TIT, sem.VI-O; Bsc.SD, sem.V-O;Msc.sem.II –O).

- Sistemet e Shpërndarjes (Bsc. SD, Sem.VI- O).

- Parimet e Avancuara të Programimit (Msc. Sem. I-O).

- Teknologjia e Gjuhës( Msc. Sem. II-Z).

 

II. FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT:

1. Një mësimdhënës për lëndët:

- Prodhim Bimor.

- Hortikulturë.

- Marketing Agroushqimor.

- Teknologjia e Prodhimit dhe Përpunimit të Produkteve Bujqësore.

- Prodhimtaria Organike.

2. Një mësimdhënës për lëndët:

- Dendrometria.

- Planifikimi i Menaxhimit të Pyjeve.

- Mbrojtja e Pyjeve nga Zjarret.

- Administrimi dhe Politikat e Resurseve Pyjore.

3. Një mësimdhënës për:

-  Grup Lëndësh nga Biologjia.

Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të  Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kandidatët të cilët aplikojnë për mësimdhënës duhet të kenë së paku gradën doktor i shkencave (dr.sc.) në fushën përkatëse.

Dokumentacioni për aplikim:

· Kërkesën dhe CV-në,

· Kopjen e diplomës përkatëse (për pozitën e mësimdhënësit diploma e tri niveleve të studimeve) të noterizuar.

· Ekstraktin e lindjes (origjinale) dhe kopjen e letërnjoftimit.

· Dëshminë që nuk janë nën hetime ose nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale (origjinale).

· Kandidatët të cilët janë të punësuar në ndonjë institucion të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës duhet të paraqesin edhe vendimin e zgjedhjes së fundit.

· Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.

Njohja e gjuhës angleze ose ndonjë gjuhe tjetër, të huaj është përparësi për aplikantët.

Kandidatët që kanë doktoruar, magjistruar ose që kanë mbaruar master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT, në të kundërtën, dosja e aplikantit do të konsiderohet e pa kompletuar.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në gazetë dhe ueb-faqe respektivisht deri më datë 31.07.2017, në ora 15:00.

Paraqitja e dokumenteve bëhet në njësitë përkatëse akademike (te Sekretarët e Njësive Akademike), dhe kopjen elektronike në e mail-in zyrtar: apliko.upz@uni-prizren.com.

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato që janë të pakompletuara  nuk do të pranohen (nuk do të shqyrtohen nga komisioni përkatës).

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë: http://www.uni-prizren.com

Procedura e zgjedhjes së kandidatëve dhe e drejta e ankesës: pas hartimit dhe dorëzimit të raportit nga komisionet vlerësuese, raporti për secilin kandidat të paraqitur në konkurs do të publikohet në Buletinin e Universitetit, i cili qëndron në ueb-faqe të Universitetit pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga dita e publikimit. Buletinet do të hartohen për të gjitha pozitat dhe secilin kandidat të paraqitur në konkurs në mënyrë të veçantë.

Ndaj vendimit të Senatit mund të bëhet ankesë në Komisionin e Senatit për Ankesa dhe Parashtresa, që shërben si instancë e parë e ankimimit.

Ankesa duhet të bëhet më së largu 15 ditë nga dita e pranimit në dorëzim të vendimit (njoftimit) të Senatit të UPZ-së me të cilin pala konsideron se i është mohuar e drejta për zgjedhje, rizgjedhje apo avancim.

Ankesa duhet të dorëzohet në rektorat dhe do të shqyrtohet brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e përmbylljes së afatit të ankesave. Raporti i ankesave të shqyrtuara nga komisioni do të propozohet për rishqyrtim dhe vendosje përfundimtare në nivel të Senatit të UPZ-së. Pala ankuese do të njoftohet me shkrim lidhur me vendimin e Senatit pas shqyrtimit të ankesës.

Kundër vendimit përfundimtar të Senatit, kandidati në pajtim me nenin 185 paragrafi 3 pika 5 të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”, mund të parashtrojë ankesë në Këshillin Drejtues, si instancë e shkallës së dytë dhe e fundit brenda Universitetit.

Lidhur me paqartësitë ose konfuzionet e mundshme në mes konkursit në versionin e gjuhës shqipe dhe gjuhës serbe, duhet ti referoheni konkursit në gjuhën shqipe nr. 01-164-A

Rektori

___________________

 

Prof. dr.  Ramë Vataj

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së