Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

KONKURS PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË BAZË TË NEVOJAVE TË NJËSIVE AKADEMIKE

19 Shtator 2017

KONKURS

PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË BAZË TË NEVOJAVE  TË NJËSIVE AKADEMIKE

Angazhimi me honorar i personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” , Rregullores nr. 198/2015 për të ardhura personale, dhe Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës nr. 03/L-212.

I.  Kushtet e përgjithshme për angazhim:

1. Personeli i jashtëm akademik mund të angazhohet në UPZ për një periudhë të caktuar kohore, me qëllim të realizimit të veprimtarisë arsimore, shkencore mbi bazën e një konkursi publik, për pagesë me honorar, si bashkëpunëtorë i jashtëm. Angazhimi sipas këtij konkursi nuk nënkupton themelimin e marrëdhënies së rregullt të punës e as pagesë me automatizëm gjatë periudhës për të cilën angazhohet.

2. UPZ gjatë përzgjedhjes së stafit për angazhim në mësimdhënie (ligjërata) përparësi do ti japë kandidatëve që janë pjesë e Universiteteve me të cilët UPZ ka marrëveshje bashkëpunimi, pastaj  kandidatët të cilët edhe më parë kanë qenë të angazhuar në Universitetin “Ukshin Hoti”, e të cilët kanë treguar përformancë të mirë.

3. Dekanati njësisë akademike brenda afatit të konkursit duhet ta paraqes listën në formë kërkese me emrat e stafit që do të angazhohen në UPZ e që vijnë nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë me të cilat Universiteti ka marrëveshje bashkëpunimi.

4. Stafi administrativ i universitetit nuk mund të angazhohet në mësimdhënie në UPZ.

II. Fondi i orëve mbi normë - honorar dhe kohëzgjatja e kontratës

1. Personeli akademik që nuk ka marrëdhënie të rregullt pune në Universitet por që angazhohet nga jashtë universiteti, mund të mbajë deri në 6 orë ligjërata në javë ndërsa asistenti deri në 8 orë ushtrime në javë. Përjashtimisht nga kjo pikë për ligjëruesit e angazhuar në gjuhën Turke dhe Boshnjake, mund të mbajnë deri në 8 orë ligjërata në javë.

2. Kandidatët të cilët do të përzgjidhen për angazhim me honorar në mësimdhënie dhe ushtrime , do të pajisen me kontrata për honorar varësisht prej fondit të orëve që posedojnë.

3. Kompensimi do të bëhet në përputhje me raportin e orëve të realizuara gjatë semestrit të caktuar i cili vërtetohet nga njësia përkatëse akademike, por jo më shumë se  fondi i orëve të përcaktuar sipas rregullores në fuqi për të ardhurat personale të personelit akademik të UPZ-së.

4. Personelit të angazhuar që posedojnë thirrje akademike (prof. i rregullt, prof. i asocuar, prof. asistent dhe ligjërues) ushtrimet që i mbajnë përveç ligjëratave i kompensohen si 2:1 ( 2 orë ushtrime = 1 orë ligjëratë) në kuadër të normës së paraparë.

5. Në kuadër të kontratës për honorar  është përfshirë edhe mbajtja e provimeve dhe angazhimet e tjera rreth konsultimeve me studentë për provim në tri afate të rregullta dhe deri në dy afate të jashtëzakonshme (nëse e lejon Senati), prandaj pagesa sipas nenit 8 të rregullores nr. 198/2015 nuk mund të realizohet në këto raste. Pas kalimit të kësaj periudhe nëse i njëjti mësimdhënës (bartës i lëndës) nuk angazhohet në Universitet, dekani i njësisë akademike duhet të veproj zyrtarisht për pezullimin e llogarisë së tij në SEMS dhe sipas nevojës të formoj komision.

6. Të gjitha kontratat e përkohshme të angazhimit me honorarë do të jenë të bazuara në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”,  rregullores në fuqi për të ardhura personale të personelit akademik të UPZ-së, dhe në Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës nr. 03/L-212 përkatësisht dispozitave të nenit 8; nenit 10 paragrafi 2, pika 2.2, paragrafit 4, 7 dhe 8; nenit 11 dhe nenit 14 të këtij ligji.

7.  Një mësimdhënës mund të angazhohet për dy ose më shumë lëndë të së njëjtës fushë duke mos e tejkaluar normën e plotë ose e kundërta për një lëndë mund të angazhohen më tepër se një mësimdhënës sipas nevojave të njësive akademike.

III. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1. Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente:

a)          Kërkesën dhe CV-në,

b)          Certifikatën e lindjes,

c)           Kopjen e diplomës përkatëse të noterizuar nga organi kompetent (kandidatët që kanë diplomuar jashtë vendi duhet të sjellin edhe vendimin për nostrifikim-barasvlerësim të diplomës përkatëse bachelor, master, magjistraturë ose doktoraturë),

d)           Kandidatët të cilët aplikojnë për pozitën e asistentit ose lektorit duhet të sjellin edhe certifikatën e notave të studimeve bachelor dhe master,

e)           Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale si dhe informatat tjera specifike shtesë,

f)            Dëshmitë për angazhimet paraprake në UPZ ose ndonjë institucion të akredituar të arsimit të lartë,

g)            Kandidatët që nuk kanë shtetësi në Republikën e Kosovës duhet të sjellin edhe dëshminë mbi leje qëndrimin në Kosovë, nëse nuk kanë qëndrim rezident në Republikën e Kosovës, të sjellin një deklaratë nën betim që nuk janë banorë rezident në Republikën e Kosovës.

h)            Dëshmia për njohjen e gjuhës angleze ose ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi për kandidatët.

IV.   E drejta e ankesës

1. Kandidatët të cilët nuk janë pranuar sipas listës së miratuar nga Senati të publikuar në tabelën e njoftimeve në Rektoratin e Universitetit “Ukshin Hoti” kanë të drejtë ankese në komisionin për zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave të formuar nga Senati.

2. Ankesa duhet të bëhet më së largu 3 ditë nga dita e publikimit të listave për pranimin e kandidatëve.

3. Ankesat bëhen në Zyrën e Protokollit nr. 308 në Rektorat,(ose në mënyrë elektronike si më poshtë) të njëjtat i dorëzohen Komisionit përkatës të cilat do të shqyrtohen në afat prej 3 dite nga dita e mbylljes së afatit për ankesa.

4. Raporti i ankesave të shqyrtuara nga komisioni i ankesave dhe parashtresave do të propozohet për rishqyrtim dhe vendosje përfundimtare në nivel të Senatit.

5. Pala ankuese do të njoftohet me shkrim lidhur me vendimin e Senatit si shkallë e fundit për çështje akademike në nivel të Universitetit “Ukshin Hoti”.

6. Kundër vendimit përfundimtar të Senatit, kandidati mund të parashtrojë ankesë në Inspektoratin e Punës.

I. FAKULTETI I EKONOMISË:

1.      Një mësimdhënës për: Matematikë.
2.      Një mësimdhënës për: Matematikë Afariste.
3.      Një mësimdhënës për: Raportimi Financiar I.
4.      Një mësimdhënës për: Kontabiliteti i Tatimeve.
5.      Një mësimdhënës për: Sistemi Informativ i Kontabilitetit.
6.      Një mësimdhënës për: Marrja e Vendimeve Biznesore.
7.      Një mësimdhënës për: Logjistika dhe Distribuimi.
8.      Një mësimdhënës për: Zhvillim i në Karrierë.
9.      Një mësimdhënës për: Anglishtja Afariste I.
10.    Një mësimdhënës për: Gjuhë Angleze I.
11.    Një mësimdhënës për: Gjuhë Angleze II.
12.    Një mësimdhënës për: Gjuhë Angleze III.
13.    Një mësimdhënës për: Gjuhë Gjermane I.
14.    Një mësimdhënës për: Gjuhë Turke I.
15.    Një mësimdhënës për: Gjuhë Turke I.
16.    Një mësimdhënës për: Gjuhë Turke III.
17.    Një mësimdhënës për: SPSS/ANOVA
18.    Një mësimdhënës për: Raportimi Financiar i Avancuar.
19.    Një mësimdhënës për: Ligji i Insolvencës.
20.    Një mësimdhënës për: Etika Profesionale.
21.    Një mësimdhënës për: Konservimi dhe Restaurimi i Trashëgimisë Kulturore.
22.    Një mësimdhënës për: Turizmi dhe Zhvillimi Rural.
23.    Një mësimdhënës për: Hulumtimi, Planifikimi dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore.
24.    Një asistent për: Raportimi Financiar I.
25.    Një asistent për: Auditimi.
26.    Një asistent për: Sistemi Informativ i Kontabilitetit.
27.    Një asistent për: Sistemi Informativ në Biznes.
28.    Një asistent për: Marrja e Vendimeve Biznesore.
29.    Një asistent për: Qeverisja Korporative.
30.    Një asistent për: Zhvillimi në Karrierë
31.    Një asistent për: Anglishtja Afariste I.
32.    Një asistent për: Gjuhë Angleze I.
33.    Një asistent për: Gjuhë Angleze III.
34.    Një asistent për: Gjuhë Gjermane I.
35.    Një asistent për: Gjuhë Turke I.
36.    Një asistent për: Gjuhë Turke I.
37.    Një asistent për: Gjuhë Turke III.


II. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE:

a) Në gjuhën mësimore shqipe:

1. Dy mësimdhënës për lëndët: Matematika 1 (SD dhe TIT, Sem I).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Media e Re dhe Multimedia, Bazat e Bartjes se Informacionit (SD dhe TIT, Sem I).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Dizajni dhe Analiza e Orjentuar ne Objekte (TIT, Sem III); Inxhinieria Softuerike (TIT, Sem III); Finite Automata dhe Gjuhet Formale (Z, TIT, Sem V).

4. Një mësimdhënës për lëndët: Cloud Computing (SD, Sem V); Rrjetat Senzorike pa Tela (MSc, Sem  III); Machine Learning (Z, DS, Sem III).

5. Një mësimdhënës për lëndët: Paisjet Elektronike (TIT, Sem  III).

6. Një mësimdhënës për lëndët: Matematika e Avansuar për Shkanca Kompjuterike
(MSc, Sem  I).

7. Një mësimdhënës për lëndët: Principet e Avansuara të Gjuhëve Programuese
(MSc, Sem I).

8. Një mësimdhënës për lëndët: IT dhe Ndërmarsi (Z, SD, Sem I), IT dhe Ndërmarsi (Z, TIT, Sem I), Kërkesat në Dizajnimin e Sistemit (Z, TIT, Sem III).

9. Dy mësimdhënës për lëndët: Anglisht për Shkenca Kompjuterike 1 (Z, SD, Sem I), Anglishta për Shkenca Kompjuterike 3 (Z, SD, Sem III), Anglisht për Shkenca Kompjuterike 1 (Z, TIT, Sem I), Anglisht për Shkenca Kompjuterike 3 (Z, TIT, Sem III).

10. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në Rrjeta (Z, DS, Sem I), Hyrje në Rrjeta (Z, TIT, Sem I); Takime dhe Negociata (Z, DS, Sem V).

11. Katër asistentë: Për grup lëndësh.

b) Në gjuhën mësimore turke:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Matematika 1 (Sem  I).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Programimi, Dizajni dhe analiza e orjentuar në objekte, Software Engineering, Sistemet e databazave  (Sem  I, Sem  III,  Sem  III,  Sem  V).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologji Digjitale (Sem  I); Bazat e bartjes se informacionit (Sem  I); Metodat e transmetimit (Sem  III); Paisjet elektronike (Sem  III).

4. Një mësimdhënës për lëndët: Siguria në rrejtat të IT-së (Sem i V); Teknologjitë të IP dhe rrjetat e avancuara (Sem i V); Veglat për siguri në Internet (Sem i V).

5. Një mësimdhënës për lëndët: Anglisht për shkenca kompjuterike I (Z, Sem I), Anglisht për shkenca kompjuterike III (Z, Sem III).

6. Një mësimdhënës për lëndët: IT dhe ndërmarsi (Z, Sem I); Menagjimi i kualitetit (Z, Sem V); Menaxhimi i informacionit (Z, Sem V).

7. Një mësimdhënës për lëndët:  Hyrje në rrjeta (Z, Sem I); Sistemet Operative dhe menagjimi i sistemeve (Z, Sem III); Kërkesat në dizajnimin e sistemit (Z, Sem III); Finite Automata dhe Gjuhët formale (Z, Sem V).

8. Një asistentë: Për grup lëndësh.

c) Në gjuhën mësimore Boshnjake:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologji Digjitale (Sem  I); Veglat për siguri në Internet Sem V); Siguria në rrjetat të IT-së (Sem V); Sistemet Operative dhe menaxhimi i sistemeve (Z, Sem III).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Programimi (Sem  I); Software Engineering (Sem  III); Dizajni dhe analiza e orientuar në objekte (Sem  III); Sistemet e databazave (Sem  V).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Matematika 1 (Sem I); Pajisjet elektronike (Sem III); Menaxhimi i kualitetit (Z, Sem V), Menaxhimi i informacionit (Z, Sem V).

4. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e bartjes se informacionit (Sem I); Metodat e transmetimit (Sem III); Teknologjitë të IP dhe rrjetat e avancuara (Sem V); Hyrje në rrjeta (Z, Sem I).

5. Një mësimdhënës për lëndët: IT dhe ndërmarrësi (Z, Sem I); Kërkesat në dizajnimin e sistemit (Z, Sem III); Finite Automata dhe Gjuhët formale (Z, Sem V).

6. Një mësimdhënës për lëndët: Anglisht për shkenca kompjuterike I (Z, Sem I), Anglisht për shkenca kompjuterike III (Z, Sem III).

7. Tre asistentë: Për grup lëndësh.

III. FAKULTETI I JURIDIKUT:

1.       Një mësimdhënës për: E Drejta e Pronësisë Intelektuale dhe e Drejta e Autorit.
2.       Një mësimdhënës për: E Drejta e Procedurës Civile I- pjesa kontestimore.
3.       Një mësimdhënës për: E Drejta Kushtetuese I – pjesa e përgjithshme.
4.       Një mësimdhënës për: E Drejta Administrative.
5.       Një mësimdhënës për: E Drejta e Punës dhe Sociale.
6.       Një mësimdhënës për: Historia e Shtetit dhe së Drejtës në Përgjithësi dhe në veçanti e Shtetit Shqiptar.
7.       Një mësimdhënës për: Sociologji Juridike.
8.       Një mësimdhënës për: Gjuhë Angleze.
9.       Një mësimdhënës për: Metodologji dhe Shkrim Ligjor.
10.    Një mësimdhënës për: E Drejta Biznesore Hyrje në ekonomi
11.    Një mësimdhënës për: E Financat dhe e Drejta Financiare ( E Drejta Tatimore)
12.    Një mësimdhënës për: Mbrojtja e Konsumatorit.
13.    Një mësimdhënës për: E Drejta Penale I.
14.    Një mësimdhënës për: Mjekësi Ligjore.
15.    Një mësimdhënës për: E Drejta Diplomatike dhe Konsullore.
16.    Një mësimdhënës për: Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
17.    Një asistent për: E Drejta e Pronësisë Intelektuale dhe e Drejta e Autorit.
18.    Një asistent për: E Drejta e Detyrimeve.
19.    Një asistent për: Hyrje në Ekonomi.
20.    Një asistent për: E Financat dhe e Drejta Financiare ( E Drejta Tatimore).
21.    Një asistent për: E Drejta Kushtetuese I – pjesa e përgjithshme.
22.    Një asistent për: E Drejta e Punës dhe Sociale.
23.    Një asistent për: E Drejta Penale I.
24.    Një asistent për: E Drejta e Procedurës Penale.
25.    Një asistent për: Mjekësi Ligjore.
26.    Një asistent për: Gjuhë Angleze I.
27.    Një asistent për: Gjuhë Gjermane I.
28.    Një asistent për: E Drejta Civile – pjesa e përgjithshme.

IV. FAKULTETI I EDUKIMIT:

d) Në gjuhën mësimore shqipe:

1.       Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë shqipe I.
2.       Dy mësimdhënës për lëndën: Metodologji e Arteve Figurative dhe Vizatim.
3.       Dy mësimdhënës për lëndën: Bazat e Shkencave Natyrore me Metodologji dhe Edukim Mjedisor.
4.       Një mësimdhënës për lëndën: Metodologjia e Mësimit të Matematikës II.
5.       Një mësimdhënës për lëndën: Metodologjia e Edukimit Fizik.
6.       Një mësimdhënës për lëndët: Strategjitë dhe Metodat e Shkrim-Leximit dhe Lojërat Skenike në të Mësuarit e Gjuhës Shqipe.
7.       Dy mësimdhënës për lëndën: Gjuhë Angleze I  dhe II.
8.       Dy asistent për lëndën: Matematika I
9.       Një asistent për lëndën: Bazat e Shkencave Natyrore me Metodologji dhe Edukim Mjedisor.
10.    Një asistent për lëndën Metodologji e Arteve Figurative dhe Vizatim.
11.    Një asistent për lëndët: Histori e Letërsisë Kombëtare; Letërsi për Fëmijë.
12.    Një mësimdhënës për  lëndë nga Psikologjia.
13.    Një asistent për lëndë nga Pedagogjia.
14.    Një asistent për lëndë nga Psikologjia.
15.    Një mësimdhënës për lëndën: Lojërat Matematikore
16.    Një mësimdhënës  për lëndën: Dramatizimi Shfaqja me Kukulla.

e) Në gjuhën mësimore turke:

1.       Një mësimdhënës për lëndët: Histori e Letërsisë Kombëtare;  Letërsi për Fëmijë.
2.       Dy mësimdhënës për  lëndët nga Psikologjia me lëndë zgjedhore.
3.       Një mësimdhënës për lëndën: Shkencat Shoqërore me Metodologji.
4.       Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e Shkencave Natyrore me Metodologji.
5.       Një mësimdhënës për lëndën: Metodologji e Arteve Figurative.
6.       Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë Angleze I dhe II.
7.       Dy mësimdhënës për lëndët nga Pedagogjia me lëndë zgjedhore.f)

Në gjuhën mësimore boshnjake:

1.  Një mësimdhënës për  lëndë nga Pedagogjia.
2.  Dy mësimdhënës për lëndën: Gjuhë Amtare.
3.   Një mësimdhënës për lëndët: Histori e Letërsisë Kombëtare dhe Letërsi për Fëmijë.
4.   Një mësimdhënës për lëndën:  Matematikë I.
5.   Një mësimdhënës për lëndën: Metodologjia e Mësimit të Matematikës II dhe Lojërat Matematikore.
6.   Një mësimdhënës për lëndët:  Shkencat Shoqërore me Metodologji dhe Histori Kombëtare.
7.   Një mësimdhënës  për lëndët : Gjuhë Angleze I dhe II.
8.   Një mësimdhënës për lëndën: Edukatë Qytetare.
9.   Një mësimdhënës për lëndën: Metodologjia e  Edukimit Fizik.
10.  Një mësimdhënës për lëndën Metodologji e Arteve Figurative dhe Vizatim.


V. FAKULTETI I FILOLOGJISË:

a) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe:

1.       Një mësimdhënës për: Gjuhë Angleze I dhe III.
2.       Një asistent për: Hyrje në Gjuhësi dhe Dialektologji.
3.       Një asistent për: Morfologji I dhe Sintaksë I.
4.       Një asistent për: Letërsi Popullore, Letërsi Botërore dhe Teoria e Përkthimit.
5.       Një asistent për: Hyrje në Shkencën e Letërsisë, Romantizëm I dhe Letërsia e Realizmit.
6.       Një asistent për: Gjuhë Angleze I dhe III.

b) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze:

1.       Një mësimdhënës për: Pasqyrë e Linguistikës së Aplikuar dhe Sintaksë e Gjuhës Angleze.
2.       Një mësimdhënës për: Hyrje në Studimet e Letërsisë dhe Drama e Renesancës.
3.       Një mësimdhënës për: Romani Modern, Poezi Romantike.
4.       Një mësimdhënës për: Përvoja në Shkollë nga TEFL.
5.       Një mësimdhënës për: Hyrje në Gjuhësi, Përkthim Shqip-Anglisht.
6.       Një mësimdhënës për: Kulturë dhe Qytetërim Britanik.
7.       Një mësimdhënës për: Gjuhë Gjermane I.
8.       Një asistent për: Shkathtësitë e Integruara I dhe Fonetikë dhe Fonologji.
9.       Një asistent për: Hyrje në Gjuhësi dhe Sintaksë.
10.    Një asistent për: Të Dëgjuarit dhe të Folurit si dhe Gjuhësi e Aplikuar.
11.    Një asistent për: Përvoja në Shkollë Nga TEFL dhe Përdorimi i Teksteve Letrare në TEFL.
12.    Një asistent për: Hyrje në Studimet e Letërsisë dhe Drama e Renesancës.
13.    Një asistent për: Romani Modern dhe Poezi Romantike.
14.    Një asistent për: Gjuhë Shqipe I.

 

c) Në Programin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane:

 

1. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në Teknikën e Punës së Studimit të Gjermanistikës dhe Metodika dhe Didaktika e Gjuhës Gjermane.

2. Një mësimdhënës për lëndët: Letërsi Gjermane I dhe III.

3. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në Letërsinë Gjermane (në Shkencën e Letërsisë) dhe Seminar në Shkencën e Letërsisë.

4. Një mësimdhënës për lëndët: Civilizimi dhe Kultura Gjermane I.

5. Tre asistent për grup lëndës: Praktikë Gjuhe I, III, V, VII.

VI. FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT:

1.  Një mësimdhënës për:  Matematikë.
2.  Një mësimdhënës për:  Gjuhë Angleze.
3.  Një mësimdhënës për:  Sociologji Rurale.
4.  Një mësimdhënës për:  Kontabilitet.
5.  Një mësimdhënës për:  E Drejta në Biznes.
6.  Një mësimdhënës për:  Dendrometri.
7.  Një mësimdhënës për:  Kimia e Përgjithshme dhe Organike I.
8.  Një mësimdhënës për:  Kimia e Pyjeve.
9.  Një mësimdhënës për:  Biologjia e Bimëve.
10. Një mësimdhënës për:  Fizikë.
11. Një asistent për:  Silvikultura I dhe Dentrometri.
12. Një asistent për: Matematikë.
13. Një asistent për: Fizikë dhe Meteologji.
14. Një asistent për: Bazat e Financave  dhe Kontabilitet.

Dokumentacioni dorëzohet në kopje fizike në fakultetet përkatëse nga ora 09:00 deri në 15:00 në objektet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, adresa “Rruga e shkronjave” nr. 1, 20000 Prizren .

Konkursi mbetet i hapur 10 ditë pra deri më 28.09.2017 (e enjte), publikimi i listave bëhet në tabelën e shpalljeve në Rektoratin e Universitetit “Ukshin Hoti” më 02.10.2017.

Afati i ankesave është 3 ditë dhe atë nga 03.10.2017 deri më 05.10.2017 ora 15:00. Ankesat bëhen në mënyrë elektronike dhe dërgohen në: apliko.upz@uni-prizren.com.

Përgjigjen në ankesa, kandidatët po ashtu do ta pranojnë në mënyrë elektronike (në të njëjtën e mail nga i cili bëhet ankesa )  nga komisioni i formuar nga Senati,  në afat prej 3 ditësh.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së