Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

FTESË

21 Nëntor 2017

FTESË

I/e nderuari/a Profesor/edhe student/e,

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe partnerët e tjerë socialë dhe palët e interesuara, janë të nderuar t'ju ftojnë në Debatin me Universitetet ku do të diskutohet lidhur me harmonizimin e legjislacionit mbi Sigurinëdhe Shëndetin në Punë (SSHP) në fushën e përmirësimit të kushteve të punës, si dhe ndikimin në vazhdimësi të këtij legjislacioni tek punëdhënësit dhe punëtorët.  Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit e debatit do të mësojnë / rrisin njohuritë e tyre mbi legjislacionin ekzistues nëfushën e SSHP në Kosovë, pasi që sipas ligjit pasojat e kushteve jo tëduhura dhe lëndimeve në punë kalojnë në nivelin e përgjegjësisë penale për menaxherët dhe pronarët e bizneseve.

Qëllimi i përgjithshëm i Debateve me Universitetet është të informoj studentët dhe akterët e tjerë mbi transpozimin e direktivave të BE-sënga fusha e SSHP në legjislacionin e Kosovës, si dhe rritjen / promovimin e vetëdijes publike mbi zbatimin e këtij legjislacioni sidhe qëndrueshmërinë e tij.

Kontraktuar nga Archidata dhe financuar nga BE, Prishtina REA do të zbatojë aktivitetet për "Qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit në transpozimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin e Kosovës" andaj përveç aktiviteteve të tjera, do të organizohen edhe pesë Debateme Universitetet me temën: "Qëndrueshmëria e legjislacionit të ri mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”.

Me këtë rast, ju ftojmë të merrni pjesë në debatin e UNIVERSITETIT TË PRIZRENIT që po organizohet në Prizren me  datën 22 Nëntor 2017 në orën 11:00 paradite. Debati do të zgjasë rreth dy orë.

Pikëpamjet dhe përvojat tuaja do të jenë jashtëzakonisht të vlefshme në mbështetjen e këtij projekti dhe promovimin e zbatimit të Legjislacionit të ri lidhur me  SSHP në Kosovë

Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me email në adresën: ardiana@prishtina-rea.net deri më 20 Nëntor 2017 ose me telefon në numrin: 038 244 951.

Me respekt,

Ahmet Jetullahu – Meti

Drejtor

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së