Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE

21 Nëntor 2017

 

Shoqata Ndërkombëtare  për Kërkime në  Shkencat Shoqërore (IASSR) në bashkëpunim me  Universitetin  e  Prizrenit “Ukshin Hoti” në Kosovë kanë nderin  t'ju ftojnë në  pjesëmarrje në Konferencën e XVI Evropiane për Shkencat Sociale dhe Kognitivo- bihjeviorale  ((XVI. European Conference on Social and Behavioral Sciences) e cila do të mbahet në Prizren, Kosovë më 10-12 maj 2018.

Konferenca synon të krijojë një platformë për ngritjen e çështjeve të ndryshimeve, sfidave dhe përgjegjësive në botën e shkencave shoqërore.  Thirrja  është e hapur për të gjithë studiuesit, akademikët, hulumtuesit, mësimdhënësit  dhe studentët e të gjitha shkencave shoqërore.

Gjuhët zyrtare të Konferencës janë shqip, anglisht dhe turqisht. Konferenca do të mbahet në Kampusin e “Universitetit të Prizrenit- Ukshin Hoti” në Prizren, Kosovë.

Ne besojmë se Konferenca e XVI Evropiane në Shkencat Shoqërore dhe  Kognitivo – Bihejviorale do të jetë një ngjarje e rëndësishme dhe kuptimplote, duke sjellë së bashku studiues nga e gjithë bota të cilët do të ndajnë mendimin akademik, idetë, opinionet dhe ekspertizën e tyre në fushat respektive dhe kështu duke kontribuar në një kuptim më të mirë të ndryshimeve dhe sfidave në shkencat shoqërore.

Punimet e plota, të paraqitura në konferencë, do të jenë pjesë e botimeve në libra ndërkombëtar deri në fund të vitit 2018. Ju lutem klikoni në link për më shumë informacion rreth procesit të publikimit.

Linku I Konferencës:

http://iassr2.org/?page_id=2893

Linku per publikime:

http://iassr2.org/?page_id=69

Linku për dërgimin e punimeve:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfIQtzdG8tvpgw_ElXJH8_GeAcyfuKfZVy5z806YXR2rofgzQ/viewform

Ju mirëpresim!

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së