Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

KONKURS PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E UPZ-SË

15 Dhjetor 2017

Duke u mbështetur në dispozitat e nenit 16 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 si dhe vendimin e Këshillit Drejtues të datës 12.12.2017, Universiteti „Ukshin Hoti“ në Prizren, shpall:

KONKURS

PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E UPZ-SË

Ftohen studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren që të aplikojnë për punë praktike në administratën e Universitetit.

Puna praktike ka si objektiv që t’ju ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë, dhe njëkohësisht të fitojnë përvojë të punës praktike.

Kjo praktikë do t’ju ndihmojë studentëve që t’i zbulojnë fushat e tyre të interesit, si dhe ta kenë më të qartë se në cilën punë specifike dëshirojnë që të punësohen në të ardhmen.

Praktikantët do të stimulohen me një shumë simbolike prej 50 euro në muaj në emër të shujtës ditore.


Numri i pozitave: 10 praktikantë.

Kohëzgjatja e punës praktike : 3 muaj

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:

· Kandidatët për punë praktike duhet të jenë: të diplomuar në UPZ në studimet baçelor ose student aktiv të nivelit master të studimeve në Universitetin “Ukshin Hoti”.

· Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Komisioni do të marrë parasysh notën mesatare të studentëve.

· Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit; aftësi të mira analitike, Shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office dhe shkathtësi në punë teknike; Aftësi të punës në grupe.


Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim dhe mënyra e aplikimit


Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:
1.    CV
2.    Kërkesën për shprehje interesi,
3.    Certifikatën e notave,

4.    Vërtetimin mbi statusin e studentit-master ose kopjen e diplomës baçelor,

5.    Kopjen e letërnjoftimit.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë.


•   Data për aplikim është nga 15.12.2017 deri më 29.12.2017 në ora 15:00.
•   Shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur nga komisioni ad hoc do të bëhet me datën     30.12.2017 në faqen zyrtare të Universitetit.
•   Studentët e përzgjedhur për punë praktike, do të nënshkruajnë kontratën e angazhimit me       Universitetin e Prizrenit.
•   Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik pdf  në e-mail adresën: apliko.upz@uni-prizren.com
•    Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë sipas rregullores 05/2010.
•    Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë tre muaj (3 muaj), nga data 03.01.2018 deri më 31.03.2018

Kandidatët që nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 3 ditësh në Komisionin për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave që funksionon në kuadër të administratës së Universitetit.

Inkurajohen që të aplikojnë të gjithë studentët e UPZ-së pa kurrfarë dallimi, respektivisht të gjithë ata të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.

Praktikantët në përfundim të programit të punës praktike do të pajisen nga Universiteti “Ukshin Hoti” me: Referencë dhe Certifikatë.

Prof. Dr. Ramë Vataj

 

Rektor

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së