Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

LAJMËRIM

18 Dhjetor 2017

Kompania Melita&Partners Përfaqsuese e QuickBooks®, Intuit Affiliate Partner dhe Certiport Authorized Testing Center, me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kompetencave profesionale të studentëve të shoqërisë kosovare ndan 3 bursa  për trajnime përgaditore për Certifikim në QuickBooks Certified User®.

 

Qëllimi i ofrimit të këtyre trajnimeve është që secili individ të ketë mundësinë e përfitimit dhe të avancimit të njohurive në kontabilitet dhe ndërlidhjës praktike me sistemin më të përhapur në botë për menaxhmin financiar QuickBooks®, duke mundësuar qasje në tregun e punës vendor dhe ndërkombëtar.

Për të qenë përfitues të bursës, studentët duhet t’i plotësojnë këto kritere:

·         Të jenë student të regullt në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, Fakulteti Ekonomik;

·         Të jenë student të dalluar me notë mesatare 8.5+;

·         Të vijojnë vitin e II-të apo të III-të, të studimeve Bachelor dhe të kenë të dhënë

provimin e kontabilitetit, apo në vitin e I-rë dhe II-të studimeve Master;

·         Studentët duhet të kenë njohuri të avancuara të gjuhës angleze;

·         Studentët duhet të kenë njohuri të punës me kompjuter;

Vërtetimin që jeni studentë të rregullt të vërtetuar nga fakulteti, transkriptin e notave dhe CV-në e azhurnuar e dërgoni në mënyrë elektronike në email adresen: trajnime@melita-partners.com; Dokumentat e kërkuara duhet të dorëzohen në formë elektronike deri me datën 20.12.2017, në ora 16:00 me c’rast do të bëhet edhe përzgjedhja e tre (3) studentave përfitues.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet me date 26.12.2017 me fillim prej ores 11:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

 

Të gjithë aplikuesit duhet të jenë prezent personalisht gjatë përzgjedhjes së përfituesve.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së