Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Njoftim

18 Dhjetor 2017

 

Në pamundësi të organizimit dhe aplikimit të mësimit praktik - Ushtrimin e praktikave me grupe të studentëve nëpër institucione relevante profesionale, me datën 19.12.2017, në ora 14:00, në Amfiteatër të madh të Fakultetit Juridik do të bëhet prezantimi i njohurive dhe shkathtësive të eksperteve të Forenzikës që veprojnë në kuadër të Policisë së Kosovës respektivisht Drejtorisë Regjionale të Prizrenit. Ekspertet do ta prezantojnë në praktikë aplikimin e metodës së Daktiloskopisë, në zbulimin dhe ndriçimin e veprës penale, kryesit të veprës penale, fajësinë e kryesit etj, me qëllim të parandalimit, luftimit dhe ndëshkimit të veprave penale - krimit.

Vlen të theksohet se ky aktivitet organizohet me kërkesë dhe iniciativë të profesorit të UPz-së, Prof.Ass.Dr Armend Podvorica ( Profesor i Kriminalistikës; Kriminologjisë dhe Profesor i Procedurës Penale në Fakultetin Juridik ) që ka gjetur mbështetje tek udhëheqësia e fakultetit dhe e menaxhmentit të UPZ-së. Me qëllim rritjen e bashkëpunimit institucional respektivisht në mes të Fakultetit Juridik të Universitetit " Ukshin Hoti " me Policinë e Kosovës respektivisht me Drejtorin Regjionale të Prizrenit me qëllim të aftësimit, përgatitjes dhe pajisjes me njohuri praktike për ushtrimin e pavarur të profesionit të Hetuesit, Prokurorit, Gjyqtarit dhe të Avokatit,

Me respekt

 

Rektorati

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së