Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

KONKURS PËR STAF TË RREGULLT AKADEMIK

19 Janar 2018

Me bazë në nenin 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, UA nr. 07/2017, nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës nr. 04/L-037 si dhe dispozitat e nenit 47 paragrafi 1.3 të Statutit nr. 04-V-621, Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 12.01.2018, duke miratuar propozimet e njësive akademike, mori vendim për të shpallur:

KONKURS

PËR STAF TË RREGULLT AKADEMIK

I. FAKULTETI I EKONOMISË:

  • 1. Një mësimdhënës për lëndët: Kontabiliteti Financiar I dhe II, Auditimi dhe Metodologjia e Kërkimit Shkencor.
  • 2. Një mësimdhënës për lëndët: Biznesi Ndërkombëtar, Financat e Korporatave dhe Menaxhimi i Financave të Korporatave.
  • 3. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në Fermat Qumështore, Prodhimi dhe Menaxhimi i Mishit, Parimet e Agrobiznesit, Projektet në Agrobiznes dhe Parimet e Marketingut në Agrikulturë.
  • 4. Një asistent për lëndët: Ndërmarrësi, Bazat e Menaxhimit, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhimi i Projekteve dhe Hyrje në Ekonominë e Biznesit.

II.  FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE:

  • 1. Një mësimdhënës për lëndët: Cloud Computing, Sistemet e Shpërndarjes, Parimet e Avancuara të Programimit dhe Teknologjia e Gjuhës.
  • 2. Një mësimdhënës për lëndët: Senzorët dhe Interfejesët, Mikrokontrollerët, Kapituj të Zgjedhur nga Mësimi i Makinave dhe Inteligjenca Artificiale, Grafika Kompjuterike dhe Përpunimi i Imazheve, Mekatronika dhe Menaxhimi i Informacionit.
  • 3. Një mësimdhënës për lëndët: Siguria e Rrjetave TI, Siguria në TI, Mjetet dhe Siguria në Internet, Kapituj të Zgjedhur nga Siguria Kompjuterike, Marketingu on-line dhe Sigurimi i Cilësisë së Softuerit.
  • 4. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologji Digjitale, Hyrje në Informatikë, Bazat e Arkitekturës së Kompjuterëve dhe Sistemet Operative, Sistemet e Bazave të të Dhënave, Modelet e Avancuara të të Dhënave dhe Bazës së të Dhënave, Menaxhimi i kualitetit në TI.
  • 5. Një asistent për lëndët: Inxhinjeringu Softuerik, Teknologji Digjitale, Sistemet Operative dhe Menaxhimi i Sistemeve, Autentifikimi dhe Kriptografia, Arkitektura e Kompjuterëve dhe Sistemet Operative dhe Dizajnimi i Sistemeve të Informacionit.

III. FAKULTETI I JURIDIKUT:

  • 1. Një mësimdhënës për lëndët: E Drejta Kushtetuese I dhe Fillet (ABC-ja) e së Drejtës.

IV. FAKULTETI I EDUKIMIT:

  • 1. Një mësimdhënës për lëndët: Historia Kombëtare (Programi Parashkollor dhe Fillor), Metodologji e Shkencave Shoqërore (Programi Fillor) dhe  Bazat e Shkencave Shoqërore me Metodologji ( Programi Parashkollor).

V. FAKULTETI I FILOLOGJISË:

  • 1. Një mësimdhënës për lëndët ( dega e gjuhës dhe letërsisë gjermane): Letërsi Gjermane I,II,III dhe IV dhe Seminar i Letërsisë Gjermane.
  • 2. Një mësimdhënës për lëndët ( dega e gjuhës dhe letërsisë gjermane): Praktikë Gjuhe I, II, III, dhe IV dhe Sintaksë e Gjuhës Gjermane.
  • 3. Një mësimdhënës për lëndët (dega e gjuhës dhe letërsisë angleze): Hyrje në Studimet e Letërsisë, Poezi e Renesancë, Shekspiri, Romanticizëm, Letërsi Viktoriane, Letërsi Moderne Angleze.
  • 4. Një asistent për lëndët (dega e gjuhës dhe letërsisë angleze): Shkathtësitë e Integruara I, Fonetikë dhe Fonologji, Morfologji, Sintaksë e Gjuhës Angleze I,  Sintaksë e Gjuhës Angleze II dhe  Anglishte për Qëllime  Akademike I.

VI. FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT:

  • 1. Një mësimdhënës për lëndët: Dendrometri, Agropylltari, Administrimi dhe Politikat e Resurseve Pyjore dhe Planifikimi i  Menaxhimit të Pyjeve.

Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të  Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Kandidatët të cilët aplikojnë për mësimdhënës duhet të kenë së paku gradën doktor i shkencave (dr. sc.) në fushën përkatëse.

Dokumentacioni për aplikim:

· Kërkesën dhe CV-në,

· Kopjen e diplomës përkatëse (për pozitën e mësimdhënësit diploma e tri niveleve të studimeve ndërsa për pozitën e asistentit dy nivelet e studimit gjithashtu edhe certifikatën e notave) të noterizuar.

· Ekstraktin e lindjes (origjinale) dhe kopjen e letërnjoftimit.

· Dëshminë që nuk janë nën hetime ose nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale (origjinale).

· Kandidatët të cilët janë të punësuar në ndonjë institucion të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës duhet të paraqesin edhe vendimin për zgjedhjen e fundit.

· Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.

Njohja e gjuhës angleze ose ndonjë gjuhe tjetër, të huaj është përparësi për aplikantët.

Kandidatët që kanë doktoruar, maxhistruar ose që kanë mbaruar master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT, në të kundërtën, dosja e aplikantit do të konsiderohet e pa kompletuar.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në gazetë dhe ueb-faqe respektivisht deri më datë 05.02.2018 ora 15:00.

Paraqitja e dokumenteve bëhet në njësitë përkatëse akademike (te Sekretarët e Njësive Akademike), dhe kopjen elektronike në e mail-in zyrtar: apliko.upz@uni-prizren.com.

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato që janë të pakompletuara  nuk do të pranohen (nuk do të shqyrtohen nga komisioni përkatës).

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë: http://www.uni-prizren.com

Procedura e zgjedhjes së kandidatëve dhe e drejta e ankesës: Nga data e mbylljes së konkursit, hartimi i raporteve të komisioneve recensuese dhe aprovimi i tyre nga Këshilli i Fakultetit duhet të bëhet në afat prej më së largu 45 ditësh.

Pas aprovimit të Raporteve të Komisioneve Recensuese nga Këshilli i Fakultetit, të njëjtit brenda afatit prej 10 ditësh duhet të dërgohen për publikim në faqen zyrtare të universitetit; Raportet qëndrojnë në faqen zyrtare 15 ditë nga data e publikimit të tyre sa zgjat edhe afati i ankesave ndaj këtyre raporteve, afati i ankesave në këtë fazë fillon ditën e publikimit të raportit në faqen zyrtare dhe i drejtohen komisionit të ankesave në kuadër të Njësisë Akademike, i cili është i obliguar që në afat pre 7 ditësh të jap përgjigje lidhur me ankesën.

Këshilli i Fakultetit të Njësisë Akademike pas përgjigjes së Komisionit të Ankesave dhe rishikimit të raportit të komisionit recensues, dërgon propozimin për Senat (komisionin e studimeve )  brenda 5 dite.

Komisioni i Studimeve brenda 15 ditësh duhet ta dorëzoj raportin në Senat i cili në afat prej 30 ditësh duhet të marrë vendim lidhur me zgjedhjen e kandidatëve përkatësisht moszgjidhjen e tyre.

Kundër vendimit të Senatit, lejohet ankesa në Komisionin për Zgjidhjen e Ankesave në nivel të Senatit, në përputhje me nenin 185 paragrafi 2 dhe 3.4 të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”në afat prej 15 ditësh si instancë e fundit në nivel të Universitetit

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së