Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

KONKURS për punësimin sezonal të studentëve të UPZ-së në hotelet në Antalya-Turqi

29 Janar 2018

KONKURS

për punësimin sezonal të studentëve të UPZ-së në hotelet në Antalya-Turqi

Periudha e punësimit sezonal 1-15 Prill deri 10-15 Tetor  në hotelet me 5 * në  Antalya Turqi

Pozitat e hapura janë : Recepsionist/e, mirëmbajtëse të hotelit, kamerier, skaiter, kuzhinier, ndihmës kuzhinier, belboy.

Përvoja e punës: nuk është e domosdoshme

Njohja e Gjuhëve të huaja : për pozitat mirëmbajtëse, kamerier dhe belboy është e domosdoshme një gjuhë e huaj. mirëpo për pozitën recepsioniste është e nevojshme gjuha angleze, gjermane dhe turke .

Gjate periudhës së punësimit ofrohen këto shërbime falas :

1. Bileta e udhëtimit kthyese, 2. Akomodimi, 3. Mëngjesi, Dreka, Darka, 4. Sigurimi shëndetësor .

Lartësia e pagesës ndryshon sipas pozitës , ndërsa pagesa bëhet në Lira Turke.

Minimumi i pagës mujore sipas ligjit të punës në Turqi është 1680TL -350€ për muaj.

Informacione shtese : Pas përzgjedhjes se studentit nga Hoteli, Pagesa e vizës së punës (250 euro)kryhet nga  pala(studenti).

Mënyra e pagesës bëhet përmes bankës

Orari i punës : 8 orë , 1 ditë pushim.

Për çdo informatë shtesë me kontaktoni.

Konkursi mbetet i hapur prej ..29.012018.. deri më..1.03. 2018....

Aplikacionet dorëzohen në zyrën e recepcionit-sigurimit në Fakultetin Ekonomik dhe email berisha_albana@yahoo.com.

Vëmendje: Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me procesin e aplikimit, përzgjedhjen e  kandidatëve dhe për kohën e qëndrimit të studentëve në Turqi. Aplikimi dhe punësimi bëhet mbi baza vullnetare, ndërsa aranzhimi dhe përgjegjësia organizative bie mbi agjencionin turk “AYT CAREER” - Turqi dhe agjencionin “Alba Berisha Consulting” – Prishtinë.

Ju faleminderit

Me respekt Albana Berisha

 

AlbaBerisha Consulting 044557371

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së