Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

NJOFTIM

Njoftohen studentët e vitit të parë të FSHJM-së programi: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, se ushtrimet nga lënda Biologjia e Shtazëve do të mbahen këtë të premte respektivisht datë: 06.10.2017 në ora 11:00.

Me respekt, Msc. Liridon Buqaj

NJOFTIM

Njoftohen studentet se provimet nga lendet  Informatika ne FSHJMN do te mbahen me date 07.09.2017, pra dite e enjete me fillim ne ora 10:00 ne amfiteatrin nr.300 te Rektorati.

Me respekt, Malush Mjaku

NJ O F T I M

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit se ka filluar procedura e regjistrimit / vërtetimit të semestrit veror prej dt. 02.03.2017 dhe zgjat deri më datë 10.03.2017.

Bazuar në Udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sipas nr.ref 17/2014 dt. 06.05.2014 në lidhje me aplikimin e pagesave të studentëve në universitetet publike në Republikën e Kosovës dhe në zbatim të nenit 2 paragrafi 1 të Udhëzimit së lartcekur për studentët e vitit të I-rë të nivelit të studimeve bachellor, të njëjtit janë të liruar nga pagesat administrative të semestrit.

Regjistrimi dhe vërtetimi bëhet me plotësimin e formularit i cili gjendet në hapësirën e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Vërejtje: Ju lutem që t’i respektoni afatet e sipërshënuar në lidhje me regjistrimin / vërtetimin e semestrit veror!

 

DEKANATI

Lista e kandidatëve për propozim me angazhim në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit për Semestrin Veror 2016-2017

Lista PDF

Rezultatet e provimit pranues të afatit të parë në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit për vitin Akademik 2016/2017:

Rezultatet:

Drejtimi: Agrobiznes

Drejtimi: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

 

Afati për ankesa është më: 25.07.2016, ndërsa shqyrtimi i tyre do të bëhet më 26.07.2016.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin.  Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim. Ditë më parë organizuam me një ceremoni madhështore përvjetorin e SHLP-së, nga e cila vatër e arsimit të lartë për më shumë se gjysmë shekulli kanë dalë mijëra mësues të cilët kanë edukuar dhjetëra gjenerata. UPZ vazhdon traditën e kualifikimit të mësimdhënësve të rajonit të Prizrenit dhe me gjerë, përderisa si universitet është zgjeruar duke ofruar kuadro të përgatitur edhe për fushat e tjera. Urime 7 Marsin - Ditën e Mësuesit! Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren "

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim.