Ngjarje

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Profesorët Meier dhe Werzilek nga Universiteti i Innsbruck-ut mbajtën një sërë ligjëratash me studentët e UPZ-së

03 Mars 2017

 

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren këtë javë kanë qëndruar dy profesor nga Universiteti i Innsbruck në kuadër të programit ERASMUS +. Atanë kanë mbajtur ligjërata të vlefshme për studentët e drejtimeve të ndryshme të UPZ-së. Prof. Dr. Forg Meier dhe Prof. Dr. Roland Werzilek, mbajtën ligjërata për studentët e Fakultetit të Filologjisë,drejtimi i Gjermanishtes, për studentët e Fakultetit të Edukimit, të Juridikut dhe të Ekonomikut. Ardhjen e këtyre profesorëve nga ky universitet prestigjioz evropian e ka organizuar Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj dhe Prof. Dr. Izer Maksuti, të dy këta profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Profesorët Werzilek dhe Meier me këtë rast theksuan se janë ndier mjaftë mirë në Prizren për këto ditë sa kanë qëndruar dhe se janë impresionuar me stafin e përgatitur që ka drejtimi i gjermanishtes në kuadër të UPZ-së, si dhe me interesimin e madh të studentëve për të mësuar dhe nivelin shumë të mirë të njohurive të gjuhës gjermane dhe angleze. Ata thanë se kanë pasur një debat mjaft të frytshëm me personelin akademik të drejtimit të gjermanishtes dhe se kanë diskutuar për mënyrën e avancimit të këtij programe në të ardhmen. Ata shtuan se janë të gatshëm të mbështesin UPZ-në në shumë aspekte me qëllim që të zhvillohet ky universitet.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe   Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet. Në takim është biseduar për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të  FH Technikum Wien në Vjenë dhe UPZ-së, me theks të veçantë në mundësitë e  mobilitetit të profesorëve dhe mundësisë që studentet tanë të vazhdojnë studimet në nivelin Master, apo edhe përmes programit ERASMUS, për një apo dy semestra në nivelin Bachelor në këtë Universitet. Duke ditur se ky Universitet prestigjioz në Vjenë është shumë i njohur në Teknologji , është kërkuar nga UPZ që Technikum Vjene të ndihmoj në krijimin e laboratorëve teknologjik gjë që u pranua me dëshirë nga ana e tyre. Gjithashtu treguan një gatishmëri të madhe që studentët tanë të mund të vijojnë pjesën praktike sidomos në semestrin e pestë dhe të gjashtë të studimeve Bachelor në laboratorët e këtij Universiteti. Gjithashtu në takim është treguar gatishmëri e FH Technikum Wien që mësimdhënësit e tyre të mbajnë ligjërata në UPZ si dhe anasjelltas që Profesorët e UPZ të mbajnë ligjërata në këtë Universitet si mësimdhënës mysafir. Duke pasur parasysh se programi TIT në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UPZ është shumë i përafërt me programet ekzistuese të Technikum u ra dakord që studentët tanë janë të mirëpritur për të bërë vazhdimin e studimeve Master në drejtimet e tyre përkatëse. Vizita në këtë universitet prestigjioz të Austrisë ishte shumë e suksesshme dhe së shpejti do të formalizohet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy universiteteve."

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 :Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet.