Ngjarje

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Urimi i Rektorit Vataj për Diten Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsin

08 Mars 2017

Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ua uron Ditën Ndërkombëtare të Gruas “8 Marsin”, punonjëseve të UPZ-së dhe të gjithë grave, motrave dhe nënave tona.

Në këtë ditë shprehim mirënjohje dhe respekt për përkushtimin e grave dhe nënave, së pari në familje por edhe në shoqëri.

Statusi i femrës në vendin tonë po përmirësohet vazhdimisht dhe në këtë mënyrë po përqafojmë vlerat e popujve të civilizuar. Deri në këtë pikë arrijmë duke avancuar pozitën e gruas përmes arsimimit në radhë të parë, njohjes së vlerave dhe emancipimit të përgjithshëm të shoqërisë sonë.

Urime “8 Marsin”!

Me nderime,

Prof. Dr. Ramë Vataj

Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.