Ngjarje

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Përfaqësues të UPZ-së dhe UP-së realizuan një vizitë të frytshme në Universitetin e Padovës në Itali

26 Mars 2017

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” gjatë javës kanë zhvilluar një vizitë në Universitetin e Padovës në Itali ku është iniciuar bashkëpunimi me interes reciprok mes tri universiteteve. Gjatë takimit u shpalosën programet reciproke nga të tri universitetet dhe u identifikuan fushat në të cilat është e mundur të bashkëpunohet dhe veprohet në të ardhmen. Nga këto dy universitete nga Kosova në vizitë ishin, Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor i UPZ-së, Prof. Dr. Hysen Bytyci – profesor në UP dhe këshilltar i rektorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Ass. Dr. Bekim Gashi, Profesor në FSHMN – UP, dhe Ass. Festim Tafolli - Asistent në Fakultetin Ekonomik në UPZ, kuadër që vjen nga universitetet italiane.

Prof. Dr. Ramë Vataj e vlerësoi të rëndësisë së veçantë këtë vizitë për Universitetin e Prizrenit por edhe atë të Prishtinës, ngase kanë rastin të marrin praktikat më të mira nga një universitet prestigjioz evropian siç është Universiteti i Padovës.

Prof. Dr. Alessandro Paccagnella – Prorektor për marrëdhënie me jashtë në Universitetin e Padovës theksoj se kanë bashkëpunim me vendet më të zhvilluar si Japoni, Taiwan, SHBA, Kanada, etj. Italia gjendet në Evropë, por dëshira dhe vullneti është të bashkëpunoj me universitete Evropiane, me fokus të veçantë me vendet në zhvillim si Kosova dhe tërë Ballkani, ku e tërë Evropa ka vëmendjen aktualisht. Prorektori po ashtu shtoj se është dëshmuar në vite se strategjia e bashkëpunimit “Bottom up” është me efikase se ajo “Top down”, për këtë arsye u tha se është me rendësi të veçanet që të shkëmbehen kontaktet dhe të iniciohen bashkëpunimet mes stafit në projekte të ndryshme, punime shkencore të përbashkëta, ligjërata në universitetet reciproke dhe po ashtu shkëmbim të studentëve në nivel bachelor dhe master, pa anashkaluar mundësin për doktorantët e rinj.

Vizita në Itali pati edhe takim tjera po ashtu të rëndësishme. U vizitua laboratori-inkubatori “H-FARM” më i madh në vend për “start up” ku studentët nga universitetet më të ndryshme konkretizojnë idetë e tyre në gjenerimin e ndërmarrjeve te tyre.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të kuptuar saktësisht zhvillimin dhe funksionimin e këtij inkubatori për të ofruar një mundësi të ngjashme studentëve që studiojnë në UP dhe UPZ, po ashtu shkëmbimin e ideve më të suksesshme që gjenerohen gjatë studimeve nga të dy palët.

Vizita në Itali përfundoj me vizitën e institutit më të vjetër në Itali i cili merret me studimet dhe analizat e verave të cilat prodhohen në komunën e Conegliano-s dhe Valdobbiadene-s. Kryetari i komunës, z. Floriano Zambon, theksoj se vetëm këtë vit janë prodhuar në Conegliano mbi 550 milion shishe të verës te llojit “Prosecco”, specialitet i këtij territori.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të iniciuar bisedimet që kanë për qëllim dërgimin e studentëve që kanë filluar këtë vit akademik në fakultetin e ri “Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit” që të bëjnë praktikat e tyre për të përfituar njohuri konkrete dhe për të shkëmbyer “know-how”-in që të dy territoret ofrojnë në prodhimin e verave.

Vlen të theksohet se në Itali pwrfaqwsuesit e dy universiteteve kosovare u pritën nga Alessandro Paccagnella – Prorektor për marrëdhënie me jashtë; Alessandra Petrina – Prof. për çështje Evropiane, Mara Thiene – Prof. në departamentin e bujqësisë dhe zhvillimit mjedisor, Serena Varotto – Prof. në departamentin e agronomisë, ushqimit, resurseve natyrore dhe zhvillimin e aspekteve ndërkombëtare, Amedeo Pugliese – Prof. në departamentin Ekonomiks dhe Menaxhment, Luigi Bubacco – Prof. në departamentin e Biologjisë, Maja Roch - Prof. në Departamentin e Psikologjisë dhe Socializimit.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.