Ngjarje

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

UPZ nënshkruan protokoll për zgjerimin e bashkëpunimit me Universitetin e Anadollit në Turqi

28 Mars 2017

 

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar protokoll me Universitetin e Anadolit në Turqi, për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të programit ERASMUS +. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, i cili me bashkëpunëtor po qëndron në një vizitë zyrtare në këtë universitet.

Gjatë vizitës në Zyrën e Rektorit janë zhvilluar biseda në mënyrë që të përmirësohet dhe zgjerohet bashkëpunimi mes dy universiteteve.

Pjesë e delegacionit nga UPZ, janë edhe Prof. Asac. Dr. Ismet Temaj, Dekan në Fakultetin e Edukimit, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, shef i degës së gjuhës turke në këtë fakultet, Koordinatori për shërbime studentore Abdylbari Shalqini si dhe përkthyesi shqip-anglisht dhe anasjelltas, z. Përparim Avdullahu, i angazhuar me punë shtesë si koordinator për çështje studentore në UPZ. Ata u pritën nga rektori Prof. Dr. Naci Gündoğan, Prorektori Prof. Dr. Adnan Ozcan, drejtor i njësisë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe Dr. Bilge Kagan Ozdemir, përgjegjës për shërbime studentore.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.