Ngjarje

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti” lidhi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza” të Shkupit

13 Korrik 2017

Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren dhe tri universitete tjera publike nga Kosova kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza” të Shkupit. Kjo është realizuar të mërkurën ku katër rektorët ishin mysafirë në Universitetin “Nënë Tereza” të Shkupit, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ndëruniversitar, i cili edhe ashtu nuk ka munguar që prej themelimit të UNT-së. Në këtë takim të përbashkët te rektori të UNT-së, Aziz Pollozhanit, me homologët e tij, Ramë Vataj, rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Agron Bajraktarin, rektorin e Universitetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj, Shaban Buzën, rektorin e Universitetit “Femi Agani” në Gjakovës dhe Alush Metaj, rektorin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, përveç tjerash, janë diskutuar edhe çështjet e pjesëmarrjes për organizimin e dy konferencave të përbashkëta shkencore, të cilat do të organizohen në muajt tetor dhe nëntor në Shkup.

Në cilësinë e nikoqirit, rektori Pollozhani, falënderoi rektorët nga Kosova për mbështetjen që i kanë dhënë deri tani UNT-së si dhe vullnetit që po tregojnë institucionet arsimore kosovare në drejtim të zgjerimit dhe avancimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Sa i përket këmbimit kadrovik, respektivisht angazhimin e profesorëve për ato drejtime dhe profile të munguara në Maqedoni, Pollozhani deklaroi se pa këtë lloj ndihmese nuk do të ishte i mundur as akreditimi i disa studimeve në kuadër të UNT-së. “Emrat e profesorëve nga Kosova, ne si UNT i kemi paraqitur si pjesë të stafit akademik, kur kemi kërkuar akreditimin e atyre programe, pasi sikurse dihet, ne në Maqedoni kemi deficit kadrovik, sidomos për shkencat teknike, ndërsa Kosova fatmirësisht ka kuadro të këtillë, me kualifikime shumë të mira”, deklaroi Pollozhani. Tani, sikurse plotësoi më tej ai, “është koha që të konkretizohet dhe detaizojmë çështjet e angazhimit të këtyre kuadrove”. Pra, një prej temave të diskutimit, do të jetë edhe konkretizimi i bashkëpunimit kadrovik, pa lënë mënjanë edhe çështjet e realizimit të projekteve të përbashkëta që lidhen me sferën e kërkimeve shkencore, mobilitetin e studentëve dhe të ngjashme.

Të mërkurën, rektori Pollozhani dhe rektorët Vataj dhe Bajraktari, firmosën gjithashtu dokumentet e bashkëpunimit në emër të Universitetit “Nënë Terza” të Shkupit me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin e Shkencave Aplikative në Ferizaj, pasi me dy universitete tjera: të Gjakovës dhe Mitrovicës, bashkëpunimi është nënshkruar muaj më parë. Me nënshkrimin e bashkëpunimit, sipas rektorit Bajraktari, vendosen në kuadër ligjor të gjitha mundësitë e mobilitetit mes Universitetit  “Nënë Tereza” të Shkupit me Universitetin e Shkencave Aplikative në Ferizaj(USHA), duke marrë si përparësi të veçantë edhe distancën e afërt gjeografike mes këtyre dy qyteteve.

“Bashkëpunimi do të mbështetet në realizmin e projekteve të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare, organizimin e konferencave shkencore dhe në të gjitha sferat për të cilat do të kemi nevojë në të ardhmen”, u shpreh rektori i USHA-së. Ai u shpreh i gatshëm të ndihmojë UNT-në me profesorë për të cilët do të jetë e nevojshme për realizimin e studimeve të akredituara, pasi i themeluar prej jo më tepër se para dy viteve USHA, sikurse nënvizoi Bajraktari e ndjen më tepër se askush çfarë do të thotë “një dorë e shtrirë ndihmese” në këtë drejtim. Për UNT-në nuk mungon mbështetja as nga universiteti i dytë më i vjetër dhe më i madh i Kosovës, pra nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren. Rektori Vataj deklaroi se nuk do të mungojë mbështetja për UNT-në në asnjë rast. “Ne kemi tanimë një përvojë, edhe pse të re, të bashkëpunimit me universitetet tjera që janë themeluar pas Universitetit të Prishtinës. I njohim nevojat për bashkëpunim kadrovik dhe të gjitha sferat tjera. Prioriteti ynë është bashkëpunimi me universitetet e rajonit, sidomos universitetet e Maqedonisë, sepse na lidhin jo vetëm një gjuhë e një kulturë, por edhe sistemet arsimore, të cilat i kemi shumë të përafërta”. Për këtë, ndihma e parë dhe me e mirë vjen nga fqinjët”, u shpreh ai. Mirëpo, Kosova dhe Maqedonia, nënvizoi rektori Vataj, përveç se janë fqinj, janë edhe pjesë e një kombi të përbashkët dhe për këtë bashkëpunimi mes universiteteve merr një vlerë të veçantë.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.