Ngjarje

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Në UPZ mbahet provimi pranues për regjistrimin e studenteve të rinj

17 Korrik 2017

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në afatin e parë për vitin akademik 2017/2018. Me këtë rast Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka bërë monitorimin e procesit të provimit pranues për tu siguruar se gjithçka po shkon në bazë të normave. Rektori Vataj kandidatëve u uroi suksese në regjistrim ndërsa nga ana e komisioneve për pranim kërkoi që të veprojnë në bazë të kushteve të konkursit dhe të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë. Të hënën është mbajtur provimi pranues në Fakultetin Ekonomik, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Filologjisë, në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. ëë Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe në Fakultetin e Edukimit të martën do të mbahet provimi pranues

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.