Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Austriakët i dhurojnë UPZ-së 4 mijë e 600 libra

18 Tetor 2017

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka pranuar një donacion prej 4 mijë e 600 librave prej profesorëve,universiteteve dhe bibliotekave të Austrisë. Dorëzimin e donacionit  të librave e ka bërë ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Mag. Gernot Pfandler dhe kontingjenti i KFOR austriak, të cilët kanë bërë bartjen e librave. Me këtë rast në emër të UPZ-së dhe Rektorit Vataj, Prorektori Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu,  i dorëzoi një mirënjohje ambasadorit austriak, në shenjë falënderime për këtë donacion të çmuar për UPZ-në. Ky është një projekt nga Mag. Martina Drescher, mësimdhënëse në UPZ nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Hulumtime, Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj, shefe e degës së gjuhës gjermane në Fakultetin e Filologjisë dhe Prof. Dr. Izer Maksuti, mësimdhënës në degën e gjuhës gjermane. Profesor Canaj dhe profesor Maksuti janë kuadro të universitete prestigjioze austriake, profesorët e të cilëve në Austri kanë kontribuar në grumbullimin e librave nëpër universitete austriake për UPZ-në. Librat vijnë nga institucionet ose personat në vijim: Dr. Arnulf Knafl (Shefi i Programit të Korrigjimit) - OeAD - Shërbimi i Shkëmbimit Austriak, Mag. Margit Kreiter - Biblioteka dhe arkivimi i bibliotekës kryesore të Vjenës, Mag. Karin Lach - Drejtor i Departamentit të Studimeve Angleze dhe Amerikane në Universitetin e Vjenës, Prof. Dr. Mag. Hans-Christian Luschützky - Instituti për Gjuhësi Universiteti i Vjenës, Mag. Stefan Alker-Windbichler - Drejtor i Departamentit të Studimeve Gjermane, Studime Holandeze, Studime Skandinave, Universiteti i Vjenës.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe   Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet. Në takim është biseduar për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të  FH Technikum Wien në Vjenë dhe UPZ-së, me theks të veçantë në mundësitë e  mobilitetit të profesorëve dhe mundësisë që studentet tanë të vazhdojnë studimet në nivelin Master, apo edhe përmes programit ERASMUS, për një apo dy semestra në nivelin Bachelor në këtë Universitet. Duke ditur se ky Universitet prestigjioz në Vjenë është shumë i njohur në Teknologji , është kërkuar nga UPZ që Technikum Vjene të ndihmoj në krijimin e laboratorëve teknologjik gjë që u pranua me dëshirë nga ana e tyre. Gjithashtu treguan një gatishmëri të madhe që studentët tanë të mund të vijojnë pjesën praktike sidomos në semestrin e pestë dhe të gjashtë të studimeve Bachelor në laboratorët e këtij Universiteti. Gjithashtu në takim është treguar gatishmëri e FH Technikum Wien që mësimdhënësit e tyre të mbajnë ligjërata në UPZ si dhe anasjelltas që Profesorët e UPZ të mbajnë ligjërata në këtë Universitet si mësimdhënës mysafir. Duke pasur parasysh se programi TIT në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UPZ është shumë i përafërt me programet ekzistuese të Technikum u ra dakord që studentët tanë janë të mirëpritur për të bërë vazhdimin e studimeve Master në drejtimet e tyre përkatëse. Vizita në këtë universitet prestigjioz të Austrisë ishte shumë e suksesshme dhe së shpejti do të formalizohet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy universiteteve."

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 :Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet.