Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Rektori Vataj po merr pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare të shkencave aplikative në Turqi

18 Tetor 2017

Nën organizimin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Universitetit Ankara dhe Univeristetit Hacettepe të Turqisë sot në Antali ka filluar punimet Konferenca e parë ndërkombëtare e shkencave aplikative - 18-20 Tetor 2017. Në këtë konferencë po marrin pjesë mbi 170 pjesëmarrës nga 42 universitete. Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka bërë hapjen e konferences. Në fjalën e tij, Vataj theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve me univesitetet e Turqisë dhe për organizimin e konferencës. Ndërkaq, Senatori i Universitetit Ankara Prof. Dr. Timur Gültekin foli në hapjen e konferences duke theksuar rendësinë që ka për Turqinë, Universiteti i Prizrenit. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë nga stafi i Univeritetit të Prizrenit profesorët Luan Vardari, Serdan Kervan dhe Nazli Tufekqiu, si kordinatorë të konferences.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.