Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Ndahen certifikatat për studentët fitues në garën nacionale në lëndët juridike

12 Janar 2018

 

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten në një ceremoni janë ndarë certifikatat për studentët e Fakultetit Juridik të cilët e kanë fituar garën nacionale në lëndët penale juridike nga universitetet publike të Kosovës. Kjo garë është organizuar nga NCSC në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” të financuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, i falënderoi studentët fitues për përfaqësim dinjitoz të UPZ-së duke theksuar se fakti më i mirë që Universiteti i Prizrenit ka kualitet është suksesi i juaj i treguar me këtë rast. “Jeni krenaria e UPZ-së”, është shpreh rektori Vataj, duke shtuar se studentët e UPZ-së po tregojnë suksese më të mira edhe në konkursin dhe studimet e nivelit mastar në Universitetin e Prishtinës.

Ndërkaq, Prorektori i UPZ-së, Prof. Dr. Kadri Kryeziu, theksoi se suksesi i studentëve në këtë garë ju ka siguruar atyre pjesëmarrjen edhe në Universitetin e Harwardit, duke i inkurajuar studentët që të vazhdojnë të përkushtohen në mësime.

Fjalën e mori edhe dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Arif Rizaj dhe tha se ndihet krenar me arritjet e studentëve të fakultetit juridik dhe i falënderoi për përfaqësim dinjitoz.

Prof.Dr. Armend Podvorica, profesor i lëndëve penale në Fakultetin Juridik theksoi se ky është shembull që me punë arrihet gjithçka, duke shtuar studentët fitues të garës na jepin vullnet që të përkushtohemi edhe ne si profesor në punë.

Nga ana tjetër Edona Ahmetaj,  zyrtare ligjore në Programin Kërko Drejtësi theksoi se studentët e UPZ-së kanë qenë të mrekullueshëm në paraqitje, duke bërë të ditur se qëllimi ka qenë për t’i bërë bashkë studentët e të gjitha universiteteve publike për herë të parë.

Liridon Pnishi, student i dalluar i Fakultetit Juridik, pjesëmarrës në këtë garë, falënderoi profesorët e lëndëve penale, Armend Podvoricën, profesoreshën Adelina Raka dhe profesorin Hashim Qollaku për kontributin e dhënë në formësimin e tyre akademik. Pnishi tha se ky sukses është dëshmi se në UPZ ka cilësi. “Suksesi vjen vetëm me punë të palodhshme, mos pritni për mundësinë, por krijone siç e krijuam ne”, tha studenti Pnishi.


Në fund është bërë edhe simulimi i një seance gjyqësore nga studentët fitues.

 

Fitorja e studentëve të UPZ-së, është një dëshmi se UPZ është bërë konkurrent serioz me universitetet nacionale, ndërkaq në një të ardhme të afërt me punë do të jemi në konkurrencë serioze edhe me universitetet në regjion dhe më gjerë.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.