Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

15 Janar 2018

Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell të hënën e ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Fillimisht është takuar me Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj ndërsa ka takuar edhe studentët e këtij universiteti me të cilët ka zhvilluar bashkëbisedim mjaftë përmbajtjesor rreth zhvillimeve të përgjithshme në vend por edhe për mundësinë e vazhdimit të studimeve në universitetet e Britanisë së Madhe. Rektori Vataj e njoftoi ambasadorin me të arriturat dhe sfidat duke theksuar se UPZ është universiteti i dytë publik në vend, ndërsa i pari i themeluar nga institucionet e RKS kurse tradita e arsimit të lartë në Prizren fillon më herët me Pedagogjiken e Lartë në vitin 1962, e cila u trashëgua nga Universiteti i Prizrenit. Ndërsa, sot ka gjithsej janë 24 programe studimi në 6 fakultete, ku përfshihen programet në nivelin Bachelor dhe Master, prej tyre përpos në gjuhën shqipe, në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, programet ofron edhe në gjuhën boshnjake dhe atë turke. Në Fakultetin e Filologjisë e kemi edhe programin e Gjuhës Angleze dhe gjuhës gjermane.  Kurse tani UPZ ka rreth 17 mijë studentë.

Rektori Vataj ndërkaq e njoftoi Ambasadorin  O’Connell se në vitin akademik 2016/2017 ka nisë punën Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, me programet Agrobiznes dhe Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit për kuadro që ka nevojë tregu, të cilin fakt e impresionoi dhe nxiti kureshtjen e ambasadorit për të mësuar më shumë  rreth këtij fakulteti pasi  është  vetëm në Kosovë.

Rektori Vataj vëri në pah se universiteti i ka kushtuar rëndësi bashkëpunimit me universitetet brenda dhe jashtë vendit duke theksuar se aktualisht kemi bashkëpunim me 51 universitete, ndrësa bëri të ditur se projektet TEMPUS nga Bashkimi Evropian që janë implementuar në UPZ: Ngritja e kapaciteteve për sigurimin e cilësisë, EUREQA - Forcimi i strukturës së sigurimit të cilësisë, Master në Trashëgiminë Kulturore dhe Menaxhimin e Turizmit, Integrimi i Unionit të Studentëve në Unionin e Studentëve të BE, Sistemi financiar, BESTSDI.

Po ashtu kemi marr pjesë në projekte të mobilitetit të stafit dhe studentëve, si me Bretagne-Sud University në France, Pedagogical School – Insbruck – Austria, Masaryk University  - Brno, Chach Republic, Anadolu University Turqi dhe Nidge University – Turqi.

 

Po ashtu në ranglisten ndërkombëtare ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm duke u ngritur për 6 mijë e 506 vende në krahasim me vitin 2014, ndërsa i dyti publik ne vend.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe   Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet. Në takim është biseduar për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të  FH Technikum Wien në Vjenë dhe UPZ-së, me theks të veçantë në mundësitë e  mobilitetit të profesorëve dhe mundësisë që studentet tanë të vazhdojnë studimet në nivelin Master, apo edhe përmes programit ERASMUS, për një apo dy semestra në nivelin Bachelor në këtë Universitet. Duke ditur se ky Universitet prestigjioz në Vjenë është shumë i njohur në Teknologji , është kërkuar nga UPZ që Technikum Vjene të ndihmoj në krijimin e laboratorëve teknologjik gjë që u pranua me dëshirë nga ana e tyre. Gjithashtu treguan një gatishmëri të madhe që studentët tanë të mund të vijojnë pjesën praktike sidomos në semestrin e pestë dhe të gjashtë të studimeve Bachelor në laboratorët e këtij Universiteti. Gjithashtu në takim është treguar gatishmëri e FH Technikum Wien që mësimdhënësit e tyre të mbajnë ligjërata në UPZ si dhe anasjelltas që Profesorët e UPZ të mbajnë ligjërata në këtë Universitet si mësimdhënës mysafir. Duke pasur parasysh se programi TIT në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UPZ është shumë i përafërt me programet ekzistuese të Technikum u ra dakord që studentët tanë janë të mirëpritur për të bërë vazhdimin e studimeve Master në drejtimet e tyre përkatëse. Vizita në këtë universitet prestigjioz të Austrisë ishte shumë e suksesshme dhe së shpejti do të formalizohet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy universiteteve."

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 :Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet.