Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Universiteti “Haxhi Zeka” forcojnë bashkëpunimin me Universitetin e Sarajevës

09 Shkurt 2018

Universitetin “Ukshin Hoti” dhe Universitetin “Haxhi Zeka” forcojnë bashkëpunimin me Universitetin e Sarajevës

Delegacioni nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja kanë vizituar më 7 dhe 8 shkurt 2018 Universitetin e Sarajevës dhe janë takuar me Rektorin prof. dr. Rifat Škrijelj dhe prorektorët e Universitetit.

Universiteti “Ukshin Hoti” është  përfaqësuar nga prof. dr. Ramë Vataj, rektor, dr. Sadik Idrizi, prorektor dhe z. Burim Berisha, Sekretar i përgjithshëm dhe PROF Ajka Aljilji. Delegacion i Universitetit “Haxhi Zeka” ishte i përbërë si më poshtë: Dr. Ibish Mazreku, prorektor, dr. Nexhdet Shala, Dekan i Fakultetit të Bujqësisë, Hysen Nimani, dekan i Fakultetit të Arteve dhe Halit Shabani, dekan i Fakultetit Ekonomik.

Universiteti i Sarajevës në Janar të vitit 2017 nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me katër universiteteve publike në Kosovë, ku ofrohen programet e studimit në gjuhën boshnjake, duke përfshirë Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Kjo vizitë ishte një mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të fakultetit, sidomos kur bëhet fjalë për shkëmbimin e profesorëve dhe nxënësve.

Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit, delegacioni i dy universiteteve nga Kosova vizituan Fakultetin e Edukimit, Fakulteti Ekonomik, Akademinë e Muzikës, Institutin Gjuhësor, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Fakultetin e Bujqësisë, ku kishin mundësinë për të diskutuar format e mundshme të bashkëpunimit me menaxhmentet e njësive të përmendura organizative të Universitetit të Sarajevës.

Takimi në Fakultetin e Bujqësisë e Ushqimit ishte një mundësi për bisedime rreth një projekti të përbashkët BUGI, Western Balkan Urban Agrikulture Iniciative;, objektivat e të cilit janë, zhvillimi i programit të studimit për ciklin e dytë të studimeve, si dhe programet e të mësuarit gjatë gjithë jetës, nga bujqësia urbane në Bosnjë dhe Hercegovinë, Malit të Zi dhe Kosovë.

Në Fakultetin Ekonomik delegacionit të Universitetit “Haxhi Zeka”, pas një takimi të suksesshëm, iu dhurua disa pako me libra për studentët që studiojnë në gjuhën boshnjake.

 

Në vizitën dy-ditore në Universitetin e Sarajevës u realizua marrëveshja për bashkëpunim akademik ndërmjet Akademisë së Muzikës të Universitetit të Sarajevës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka”. Marrëveshja u nënshkrua për një periudhë prej pesë vjetësh, parashikon zbatimin e bashkëpunimit përmes rrjeteve dhe shkëmbimit reciprok të profesorëve, studiuesve, studentëve dhe stafit administrativ, vizita dhe shkëmbimin e përvojave; pjesëmarrje e përbashkët dhe aplikim për fondet e dedikuara për veprimtari arsimore, kërkimore dhe artistike; organizimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.