Programet

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Programi Master ne Universitetin e Prizrenit

Master ne Shkenca Kompjuterike dhe Teknologjitë e Komunikimit

Cikli i dytë i programit të studimit sipas Bolonjës është një vazhdim i përceptueshëm i programeve të ciklit të parë. Iu mundëson të diplomuarëve në shkencën e kompjuterit dhe komunikimit pët t’i zgjeruar dhe shtrirë njohuritë e tyre të fituara në ciklin e parë të nivelit të studmit. Gjithashtu është tërheqës për të diplomuarit e disiplinave tjera të cilët dëshirojnë t’i ngrisin njohuritë e tyre me shkathtësi praktike dhe teorike në shkencën e kompjuterit dhe komunikimit. Programi i studimit do t’u ofrojë të diplomuarëve në të ardhmën me njohuritë e nevojshme pët t’i përcjellur ndryshimet teknologjike dhe zhvillimine tyre të shpejtë depërtues në këtë fushë dhe duke bashkuar punën zhvillimore dhe shkencore.

Programi Master në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim i Turizmit

“Programi Master në Trashëgiminë Kulturore dhe Menaxhimin e Turizmit” është program ndërdisiplinar i studimeve pasuniversitare, i projektuar me kujdes për studentët të cilët janë të interesuar për menaxhiment, studimet muzeale, turizëm, industri kreative, trashëgiminë arkitekturore dhe qytetet historike.

Qëllimi i programit Master është që të ofrojë arsim për zhvillimin e burimeve njerëzore të nevojshme për mobilizimin e trashëgimisë kulturore dhe menaxhim të turizmit në zhvillimin socio-ekonomik të shoqërisë kosovare. Programi ofron trajnim thelbësor për të krijuar profesionistë të nivelit të lartë për fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore me aftësi të nevojshme menaxheriale për të mobilizuar në planifikimin vendor dhe ndërkombëtar. Studentët do të mësojnë tema kryesore në menaxhim, menaxhim të projektit, dhe çështjet ligjore të rëndësishme për trashëgiminë kulturore dhe menaxhim të turizmit. Ata gjithashtu mund të zgjedhin lëndët zgjedhore të ofruara në kuadër të programit, në bazë të interesave të tyre të veçanta.

Administrim Biznesi

Qëllimi dhe profili i programit të studimeve. Qëllimi i programit master është që të ofrojë arsimim për zhvillimin e burimeve të nevojshme njerëzore për ngritjen dhe menaxhimin e biznesit i cili do të jetë konkurent në tregun global. Konkurrenca shumë e zhvilluar biznesore kërkon menaxher profesionalisht shumë të përgatitur dhe të nivelit të lartë të cilët do të mobilizonin me sukses të gjitha resurset e kompanisë dhe shfrytëzimin efikas të tyre në funksion të realizimit të vizionit, misionit dhe qëllimit të kompanisë.

Qëllim tjetër i këtij programi është që të zhvillojë aftësitë analitike dhe strategjike të studentit, duke promovuar konceptet që derivojnë nga një spektër i gjërë i disiplinave akademike. Ky program ua mundëson studentëve që të reflektojnë kreativitet dhe efikasitet në rrethinën globale të biznesit. Studimet ofrojnë një rrjet integral konceptual dhe empirik për fusha gjenerike të administrimit të biznesit.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe   Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet. Në takim është biseduar për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të  FH Technikum Wien në Vjenë dhe UPZ-së, me theks të veçantë në mundësitë e  mobilitetit të profesorëve dhe mundësisë që studentet tanë të vazhdojnë studimet në nivelin Master, apo edhe përmes programit ERASMUS, për një apo dy semestra në nivelin Bachelor në këtë Universitet. Duke ditur se ky Universitet prestigjioz në Vjenë është shumë i njohur në Teknologji , është kërkuar nga UPZ që Technikum Vjene të ndihmoj në krijimin e laboratorëve teknologjik gjë që u pranua me dëshirë nga ana e tyre. Gjithashtu treguan një gatishmëri të madhe që studentët tanë të mund të vijojnë pjesën praktike sidomos në semestrin e pestë dhe të gjashtë të studimeve Bachelor në laboratorët e këtij Universiteti. Gjithashtu në takim është treguar gatishmëri e FH Technikum Wien që mësimdhënësit e tyre të mbajnë ligjërata në UPZ si dhe anasjelltas që Profesorët e UPZ të mbajnë ligjërata në këtë Universitet si mësimdhënës mysafir. Duke pasur parasysh se programi TIT në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UPZ është shumë i përafërt me programet ekzistuese të Technikum u ra dakord që studentët tanë janë të mirëpritur për të bërë vazhdimin e studimeve Master në drejtimet e tyre përkatëse. Vizita në këtë universitet prestigjioz të Austrisë ishte shumë e suksesshme dhe së shpejti do të formalizohet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy universiteteve."

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 :Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet.