Programet

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

 

Programet Studimore ne Universitetin e Prizrenit

Universiteti i Prizrenit i akredituar nga Ministria e Arsimit , Shkences dhe e Teknologjisë me 18 programe studimi në 5 fakultete, i vetmi universitet publik me një shtrirje gjeografike në rrethet: Prizren, Rahovec, Suharekë, Gjakovë, Ferizaj dhe qytete tjera për vitin e ri akademik 2014 / 2015 ju mirëpret me:

Fakultetet dhe programet e studimit

Në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit në kuadër të pesë fakulteteve ofrohen këto drejtime dhe programe studimi: Fakulteti Ekonomik( Drejtimet: Menaxhment Ndërkombëtar dhe Administrim Biznesi); Fakulteti Juridik; Fakulteti i Shkencave Kompjuterike (Drejtimet: Dizajn Softveri; Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikimit), Fakulteti i Edukimit (Programi fillor; Programi parafillor dhe Gjuhë gjermane; Fakulteti i Filologjisë (Gjuhë dhe letërsi shqipe; Gjuhë dhe letërsi angleze).

Në nivelin Master janë këto drejtime:

  • Programi Master në “Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim i Turizmit”;
  • Master në Administrim Biznesis
  • Master në Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi.

 

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.