Jeta në Kampusi

Universiteti i Prizrenit

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

HISTORIKU

Prizreni, qytet i lashtë historik pranë Lumëbardhit, nën shpatet piktoreske të Sharrit, është njëri ndër qytetet më të vjetra dhe me një histori të gjatë dhe të pasur. Gjatë periudhës Romake qyteti quhej Theranda, ndërsa  gjatë  kohës  se Bizantit quhej Prizdrijana. Nëpër këto hapësira në të kaluarën kalonte magjistralja e vjetër dardane që lidhte Lezhën me Nishin. Kjo rrugë në mesjetë u quajt Via de Zenta, ndërsa në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare, me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe.

Në të kaluarën e vet dhe gjatë zhvillimit të ndritshëm historik, ashtu sikur tregojnë dhe shkruajnë njerëzit e inspiruar nga Prizreni, ky qytet përjetoi batica dhe zbatica.

Lulëzimin më të madh e përjetoi në shekullin XIV gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, ku bëhet qytet i hapur tregtar, metropol i shtetit dhe fidanishte e zejtarisë, kulturës dhe artit.

Për Prizrenin zakonisht thuhet se është “Qytet muzeu” ose qytet i burimeve dhe i bukurive. Përndryshe , Prizreni është qyteti më i pasur kosovar me përmendore të kulturës. Nën mbrojtjen e shtetit janë më tepër se 65 përmendore të  patundshme dhe mbi 600 përmendore historike dhe kulturore të cilat janë të lëvizshme.

Në të jetojnë shqiptarët, turqit, boshnjakët dhe të tjerët, të cilët me punën e përbashkët krijojnë një të ardhme më të bukur.

Prizreni është qytet të cilin duhet të vizitoni, në të cilin duhet të ndaloni që ti shikoni monumentet, bukuritë e rrethinës dhe të përjetoni mikpritjen e qytetarëve.

Në vazhdim të kësaj ueb faqeje janë disa informata të shkurta dhe vetëm për informim të vizitorëve lidhur me historinë e Prizrenit, por jo si pika referente për këtë çështje. Gjithashtu propozojmë disa vegëza në internet ku mund të gjeni ma shumë informata.

DOKUMENTET HISTORIKE

Derisa materiali arkeologjik flet për një jetë të lashtë të këtij qyteti, burimet e shkruara janë të vonshme, fragmentare dhe periodike. Këto i nisi gjeografi i famshëm nga Aleksandria Klaudius Ptolomeu (87-150). Në veprën e tij “Gjeografia” përveç tjerash evidenton edhe rrugën që ka lidhur pellgun e Adriatikut me brendinë e Ilirisë. Në aksin e rrugës që ka lidhur Lezhën (Lissum) me Nishin (Naissum) si stacion i dytë shënohet Th e r m i d a v a, që mesa dihet deri më sot është kjo hera e parë e evidentuar e këtij lokaliteti në një burim të shkruar.

Vazhdojnë pastaj tabelat grafike të shek. III-IVtë të publikuara në kohën e humanizmit nga koleksionisti gjerman Konrad Pojtingeri. Edhe në ketë hartë, në vijën e rrugës Lezhë-Nish evidentohet për herë të parë ky lokalitet si Th e r a n d a. Mbizotëron mendimi se ky emërtim është me i besueshëm se sa te Ptolomeu.

Në periudhën e hershme bizantine mungojnë të dhënat hartografike për magjistralen kryesore dardane. Mirëpo, ketë mangësi e plotësojnë kronikat e kohës. Të dhënat i vazhdon Prokopi i Cezares nga (Palestina). Kronist bizantin i shek. VI bashkëkohanik i Justinianit (527-565). Me sa duket Prokopi me kërkesë të Justinianit, ndërmjet viteve 558-560 e shkroi veprën “De aedificiis” (Mbindërtimet). Nga vepra shihet se për tu mbrojtur nga sulmet e popujve barbarë Justiniani ka urdhëruar ndërtimin e fortesave të reja dhe meremetimin e të vjetrave. Duke e çuar në vend urdhrin e perandorit në Dardani u ndërtuan tetë fortesa të reja dhe u meremetuan 61 të tjera. Në mesin e të meremetuarave për të parën herë na paraqitet emri i qytetit P e t r i z e n, që zëvendëson emrin e mëparshëm Theranda.

Dëshmitë i vazhdon autori anonim nga Ravena e Italisë që jetoi kah fundi i shek. VII-të apo fillimi i shek. VIII-të. Në veprën e tij “Cosmograpfia” (Përshkrimi i botës) në mesin e 5 mijë e 300 emrave gjeografikë të botës së asaj kohe evidenton edhe Therandën. Ky është evidentimi i fundit i shkruar i emrit Theranda. Pason një heshtje kohore prej dy shekujsh të dëshmive të shkuara. Ato sërish paraqiten në periudhën e sundimit të Samuilit (976-1014), respektivisht në kohën e shthurjes së perandorisë së tij. Prizdiana nën sundimin e Samuilit e pasardhësve të tij u gjend midis viteve 998-1018. Nga “ Karta” e Vasilit II-të, lëshuar më 1019 bëhet e ditur se atëherë në Prizren ndërrohet peshkopi bullgar me peshkopin grek, që do të thotë se qyteti tani më kishte kaluar nën sundimin e Bizantit. Në “Kartën” e përmendur, të cilën e lëshoi perandori pasi i ktheu vendet e humbura, Prizreni jo vetëm se figuron si qytet, por na del edhe si një qendër e rëndësishme ekonomike, kulturore dhe si qendër e një peshkopate të rangut të tretë, me seli në një bazilike, që më sa duket, qendra e saj ishte në Kishën e Shën Premtes.

Për Prizrenin bëhet fjalë edhe në kohën e kryengritjes së Gjergj Vojtekut (1072-1073). Ky me disa feudal Shkupjan, në Prizdijan takohet me birin e princit të Dukles, K. Bodenin. Me atë rast, ata e shpallin Bodenin për perandor Bullgar. Të dhënat e më vonshme flasin se kah fundi i kryengritjes Prizreni sërish bëhet qendër e tyre. Kështu, sipas kronistit bizantin Joannes Skylices-it “kryengritësit nguliten në kalanë e Prizrenit, ndërsa perandori detyrohet ta rrethojë, dhe pasi e çliron bëri plojë mbi kryengritësit, njëherësh plaçkiti gjithë çka i doli përpara”. Kronisti nuk jep të dhëna tjera për qytetin.

GJEOGRAFIA DHE DEMOGRAFIA

Gjendet në lartësi mbidetare rreth 400 metra dhe disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë 2000 m të lartësis mbidetare. Klima e qytetit është jashtëzakonisht e Ilojllojshme. Në viset e ulta për shkak të ndikimit të klimës mesdhetare dhe verave shumë të nxehta të korrurat janë nder të parat në Europën juglindore me përparsit e pakrasuheshme për kulturat bujqsore: Hardhija e Rrushit, pemët dhe perimet. Në viset malore, dominon klima e alpeve, për q'arsye deri në Qershor nëpër gropa mbeten sasit e debores me q'rast në mes të verës mund të zbardhohen majet e maleve. Pozita regjionalo-gjeografike e Prizrenit më së miri mund të shqyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit dhe rrafshin e

Lumbardhit. Kosova përbëhet prej fushave të Kosovës dhe Dukagjinit. Ato janë të rrethuara pothuaj nga të gjitha me bjeshkë të larta dhe paraqesin një tërësi të ndarë qartas. Fushat e Kosovës dhe Dukagjinit janë në pjesën e mesme të gadishullit Ballkanik. Kosova dhe me të edhe rrethi i Prizrenit ka karakter tranzit ndërmjet regjioneve Panonike dhe Pontike në njërën anë dhe regjionit të Egjeut-Adriatikut në anën tjetër.

Këto lidhje tranzite mundësuan fushat, rrafshet e lumenjve dhe kalimet maiGre ndërmjet  tyre në të cilat si lidhje natyrore të lëvizjes së lehtë ishin dhe janë rrugët e komunikacionit. Komuna e Prizrenit në veri kufizohet me komunat e Therandës dhe Rahovecit, në jug me komunën e Sharrit, në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në perëndim me kufirin e Republikës së Shqipërisë.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

SEMS

SEMS

SEMS