UNIVERSITETI - UNIVERSITY
"UKSHIN HOTI"
PRIZREN

 

Duke pasur parasysh se e drejta për arsim është e drejtë themelore dhe njerëzore dhe se ajo paraqet begati të madhe kulturore dhe shkencore,  kuadrin akademik e obligon kryerja më me përkushtim dhe përgjegjësi të detyrave dhe autorizimeve akademike, si në pikëpamje të profesionalizmit, por edhe në atë të kritereve të vlefshmërisë dhe arritjes se rezultateve. Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në përputhje edhe me dispozitat e Ligjit të  Arsimit të Lartë të Republikës së Kosovës dhe të Statutit të UPZ-së, në mbledhjen e mbajtur më 19.02.2016 miratoi rregulloren e titulluar:

KODI I ETIKËS

Ky kod paraqet sistemin e përbashkët të vlerave, modelin e sjelljes predominante profesionale të personelit akademik, administrativ dhe studentëve në Universitet.

Me pranimin e rregullave dhe vlerave etike, personeli akademik, obligohet që t'i respektojë në mënyrë konsekuente, ekskluzivisht në interes, në dobi dhe në reputacion të UPZ-së, ngritjen e autoritetet personal dhe të përsosjes profesionale të mësimdhënësve dhe njëkohësisht edhe të ruajtjes së dinjitetit të studentëve dhe të të gjithë personave të tjerë, më të cilët zhvillohet bashkëpunimi.

Anëtarët e personelit akademik janë të vetëdijshëm se sjelljet dhe veprimet e tyre etike janë pjesë përbërëse të profesionit akademik dhe të UPZ-së në veçanti.

Komuniteti akademik i UPZ-së në tërësinë e tij ngërthen dhe prezanton ndërduarshmërinë kulturore, shoqërore, politike, fetare, ekonomike dhe sociale, të cilat janë pasuri të mëdha, mirëpo që duhet respektuar dhe kultivuar të gjithë bashkërisht.

Secili anëtar i komunitetit akademik - në çdo kohë dhe në çfarëdo rrethanash do ta këtë përkrahjen gjithëpërfshirëse në etikën e moralit të UPZ-së;

Parimet etike dhe morale e kushtëzojnë të jenë të përgjegjshme për fjalën dhe veprimin publik për të gjithë pjesëtarët e komunitetit akademik, duke i krijuar kështu mundësitë për mirëkuptimin,  bashkëpunimin,  tolerancën e besimit reciprok të koordinimit dhe të përparimit të përbashkët,  në të mirë të interesit të arsimit publik të Universitetit, si dhe në përgjithësi të përparimit të shoqërisë në Republikën e Kosovës

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së