Pranime në Universitet

PRANIMI NË NIVELIN E PARË TË STUDIMEVE NË UNIVERSITETIN I PRIZENIT

  • Studimet në Universitetin e Prizrenit kanë për qëllim arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor të studentëve nëpërmjet integrimit të mësimit me kërkimin.
  • Universiteti i Prizrenit ofron programe studimi në fushat e shkencave kompjuterike, ekonomike, juridike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.
  • Programet e studimit universitar organizohen në dy nivele : Bachelor dhe Master.
  • Çdo person që ka përfunduar me sukses maturën shtetërore, ka të drejtë të kandidojë për t'u pranuar në ciklin e parë të studimeve të UK.
  • Nivelin e parë të studimeve në UPZ mund ta ndjekin edhe studentë të huaj, bazuar në marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe.
  • Nivelin e parë të studimeve mund ta ndjekin edhe shtetas shqiptarë e të huaj që kanë përfunduar studimet e larta (program studimi i dytë), kundrejt pagimit të tarifës \së cak- tuar.
  • UPZ ka të drejtë të përcaktojë kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar maturën shtetërore, për t'u pranuar në nivelin e parë të studimeve. Këto kritere bëhen publikisht të njohura nga UPZ, të paktën një vit para fillimit të pranimeve të radhës në institucion, së bashku me informacionin e nevojshëm mbi fakultetin përkatës dhe programet që ofron.

PRANIMI NË NIVELIN E DYTË TË STUDIMEVE NË UNIVERSITETIN E PRIZRENIT

Kanë të drejtë të aplikojnë për t'u regjistruar në programin e studimeve për fitimin e Diplomës së Nivelit të Dytë "Master profesional" kandidatë që kanë përfunduar një program studimi të Nivelit të Parë, si dhe plotësojnë standardet akademike të kritereve të pranimit të përcaktuara në rregulloret mësimore te programeve të studimit të çdo fakulteti. Kriteret akademike duhen të mbajnë parasysh meritën e kandidatëve.

KRITERET E PRANIMIT TË KANDIDATËVE

Në këtë program do të marrin pjesë studentët që kanë mbaruar nivelin e parë të studimeve dhe janë diplomuar në fushat përkatëse në Universitetin e Prizrenit, si dhe studentë nga universitete të tjera që plotësojnë kriteret dhe duan të marrin diplomën ““Master" në drejtimet përkatëse.

Kriteret dhe procedurat e pranimit të kandidatëve pasqyrohen në Statutin e Universitetit te Prizrenit në bazë të rekomandimeve të Këshillit të Arsimit të Lartë dhe të Shkencës.

Fakultetet do të shpallin publikisht në kohën e duhur Programin e Studimit “Master" për t'u njohur nga të gjithë kandidatët e interesuar.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së"

Njoftim

Njoftim Njoftohën studentët e Upz-së të Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe të interesuarit të drejtimeve tjera se të hënën nga ora 10:00h në Amfiteatër, prof. Betim Cico do ta mbajë ligjeratën në temën: Tendencat dhe Zhvillimet në Shkencat Kompjuterike. Dekanati Fshk-së