Shkurt rreth Universitetit

Universiteti Publik i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPZ) ka nisur punën në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim. Selia e Universiteti është në Prizren, njëri nga qytetet më të lashta të Kosovës. UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve është rreth 8000 studentë. Universiteti është i akredituar nga viti 2010. Për herë të fundit i është nënshtruar procesit të akreditimit vitin e kaluar dhe është riakredituar. Momentalisht Universiteti ofron studime në ciklin Bachelor dhe Master.

Programet e ciklit të parë të akredituara nga AKA janë:

  • Fakulteti i Ekonomik me drejtimet:
    • Administrim Biznesi
    • Menaxhment Ndërkombëtar
  • Fakulteti Juridik;
  • Fakulteti i Shkencave kompjuterike me drejtimet
    • Dizajn i Softuerit dhe
    • Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikimit;
  • Fakulteti i Edukimit me programet:
    • Programi Fillor dhe
    • Parashkollor
  • Fakulteti i Filologjisë:
    • Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
    • Gjuhë Angleze
    • Gjuhë Gjermane
  • Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit me programet:
    • Agrobiznes
    • Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

Nga 2013 ka filluar edhe programi Master në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim i Turizmit. Sivjet pritet të akreditohen dhe të nisin punën programe të reja në nivelin mastar dhe bochelor, ndërsa për në mot po punojmë që të hapen edhe drejtime të reja dhe të fillojmë me studimet e doktoratës.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.