Zyra për Marrëdhënie me Jashtë

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë ka si objektiv implementimin e politikës bashkëpunuese të UPZ -së me universitetet e huaja. Bashkëpunimi ndërmjet universiteteve në rajonin evropian por edhe më gjerë është një domosdoshmëri e epokës në të cilën jetojmë dhe një prioritet i të gjitha institucioneve të arsimit të lartë. Si rrjedhojë zyra për marrëdhënie me jashtë synon forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në nivel studentësh, stafi akademik dhe programesh studimi ndërmjet Universiteteve vendore dhe universiteteve të huaja.

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë ofron shërbime lidhur me projekte për personelin akademik dhe studentët e UPZ-s, duke ndihmuar në gjetjen e fondeve, dhënien e informatave për grante të ndryshme, projekte, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj. si dhe funksionon gjithashtu në ndihmë dhe në shërbim të studentëve dhe stafit akademik të UPz-së, lidhur me lëvizjen e tyre në vende të tjera në kuadrin e programeve të ndryshme akademike ndërkombëtare.

 

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. "

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori Vataj nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim konkret me dy fakultete të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, dhe Senatori Prof. Ass.Dr. Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti. Marrëveshje konkrete është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.