Universiteti mëson nga përvoja e Universitetit Shtetëror të Iowa-s për mënyrën lidhjes së objektivave të programeve studimore me objektivat e secilës lëndë mësimore
Universiteti mëson nga përvoja e Universitetit Shtetëror të Iowa-s për mënyrën lidhjes së objektivave të programeve studimore me objektivat e secilës lëndë mësimore
Për të mësuar më shumë nga përvoja e Universitetit Shtetëror të Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mënyrën lidhjes së objektivave të programeve studimore me objektivat e secilës lëndë, sot është mbajtur takim punues ku Dr. Curtis Youngs ndau përvojat e tij me stafin e akademik të Universitetit.
Në këtë kuadër, Universiteti po synon të zbatojë praktikat më të mira dhe metodat efektive të sigurimit të cilësisë dhe zhvillimit të programit të studimeve, duke u bazuar në përvojat e një universiteti tjetër të suksesshëm. Ky është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar strukturën dhe organizimin e kurrikulës në universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.