Biblioteka Univesitare

Biblioteka e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, funksionon që nga viti 1968, ndërsa në objektin aktual që nga viti 1972. Kjo bibliotekë posedon një fond të madh librash, ndërsa ka dy salla shumë të përshtatshme për lexim, të cilat janë në shërbim të studentëve të këtij universiteti.

Librat të cilat ndodhen në bibliotekë janë të renditura sipas ’’Klasifikimit dhjetor universal’’ (KDU) sistem i cili aktualisht përdoret në gjithë rrjetin e bibliotekave.

Në kuadër të Universitetit të Prizrenit ndodhet edhe biblioteka tjetër e cila ndodhet në Fakultetin Ekonomik (e pajisur me titujt nga fusha e ekonomisë dhe e drejtësisë, po ashtu edhe libra nga gjuha turke)

Të gjithë studentët  do të njoftohen në faqen e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren për titujt më të rinj.

Emali kontaktues: biblioteka@uni-prizren.com

photo

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/