Prof. asoc. Dr. Halil Kukaj

Dekan

Autobiografia - CV


Fjala e Dekanit

Fakulteti Ekonomik është një nga gjashtë njësitë akademike të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, i cili punën e filloi në vitin 2010, në të njëjtin vit kur edhe u themelua Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren.

Fakulteti Ekonomik ofron programe studimore në nivelin bachelor dhe master. Në studimet bachelor i ofron programet: Administrim Biznesi dhe Menaxhment Ndërkombëtar, kurse në studimet master ofron programin Administrim Biznesi dhe programin Kontabilitet dhe Auditim. Fakulteti ynë është duke i bërë përgatitjet për ofrimin edhe të një programi në studimet Master dhe për fillimin e studimeve te doktoratës.

Motoja jonë është që të krijojmë ekspertë të dijshëm dhe të guximshëm që të përballen me sfidat dhe me konkurrencën në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar të punës. Për këtë qëllim fakulteti ynë angazhon profesorë eminent vendor dhe ndërkombëtar si dhe ekspertë nga praktika biznesore.

Programet studimore që ofron Fakulteti Ekonomik janë përpiluar në bashkëpunim me ekspertet nga disa universitete prestigjioze ndërkombëtare si dhe duke i pasur parasysh kërkesat e tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës. Për këtë qëllim Fakulteti Ekonomik ka themeluar Bordin industrial, në përbërjen e të cilit janë Menaxherët e bizneseve të suksesshme të rajonit dhe më gjerë, nga të cilët i marrim informatat lidhur me kërkesat e tregut të punës, kurse kërkesave të tyre ne ua përshtatim programet e studimit.

Fakulteti ynë ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi më disa biznese të suksesshme që u mundësojnë studentëve tonë që njohuritë teorike t’i zbatojnë në praktikë.

Fakulteti Ekonomik i kushton vëmendje të duhur edhe bashkëpunimit ndërkombëtar, për këtë kemi nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione që ofrojnë programe studimore kompatibile, të cilat mundësojnë mobilitetin reciprok të stafit akademik dhe të studenteve.

Fakulteti Ekonomik i kushton rëndësi të madhe edhe punës kërkimore- shkencore, për këtë qëllim kemi themeluar Institutin për kërkime shkencore, ku janë të përfshirë stafi akademik bashkë me studentet në projekte të ndryshme kërkimore vendore dhe ndërkombëtare.

Fakulteti ynë është i përkushtuar të japë kontributin e vet për komunitet duke ofruar ekspertiza të ndryshme si për komunitetin e biznesit ashtu edhe për subjektet publike.

Përveç aktiviteteve arsimore dhe kërkimore, studentët tanë mund të demonstrojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në sport dhe art duke marrë pjesë në projekte të ndryshme shoqërore.

 

 

Prizren, 2018

 

DEKANI
Prof. Asoc. Dr. Halil Kukaj

 

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas