Fakulteti i Edukimit

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

 

FAKULTETI I EDUKIMIT

Fakullteti i Edukimit është një nga Fakulltetet për të cilin ka kërkësa në tregun e punës për faktin se gjithmonë e më shumë rrjeti i Shkollave në vend po zgjerohet, po ashtu edhe ndryshimi i gjeneratave ka krijuar hapësirë të mjaftueshme që ky profesion të jetë mjaft i kërkuar. Ndryshimet dhe zhvillimet për klasat I-V bazuar në Kornizën e Kurrikulit të Kosovës shtrojnë kërkesën për mesimdhënës të kualifikuar, gjë e cila i jep dhe më shumë forcë këtij programi.

Fakulteti i Edukimit, aktualisht e ka tregun më të sigurt të punës nga të diplomuarit. Pas përfundimit të studimeve, studentët janë të gatshëm të gjejnë punë në shkollat fillore të Kosovës. Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti" është institucioni që përgatit mësimdhënës për arsimin fillor dhe parashkollor në tri gjuhë mësimore, shqip, turke dhe boshnjake.

  • Programi: Fillor - Shqip
  • Programi: Parashkollor - Shqip
  • Programi: Fillor - Turke
  • Programi: Parashkollor - Turke
  • Programi: Fillor - Boshnjake
  • Programi: Parashkollor - Boshnjake

Mësimdhënësit e diplomuar në Fakultetin e Edukimit fitojnë njohuri dhe do të mësojnë rregullat e mësimdhënies dhe të mësuarit e fushave të ndryshme mësimore, si dhe do të njihen me relacionet ndërmjet proceseve mësimore në një anë dhe individit dhe shoqërisë në anën tjetër. Po ashtu, të diplomuarit në Fakultetin e Edukimit përfitojnë spektrin e plotë të kompetencave të veçanta profesionale që kërkohen për zotërimin e fushave të tyre studimore dhe/ose disiplinën në të cilën ata do të punojnë si profesionist (mësimdhënie, këshillim, etj.)

 

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit