Të dashur studentë


Miq dhe dashamirë të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren


Zonja dhe zotërinj,

Kam nderin dhe kënaqësinë t'ju dëshiroj mirëseardhje në faqen zyrtare të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren.

Misioni parësor i Universitetit të Prizrenit është arsimimi dhe edukimi cilësor i të rinjve. Këtë mision të shenjtë synojmë ta arrijmë duke krijuar kuadro të mirëfillta, të cilët do të jenë promotor të ndryshimeve si në vend ashtu edhe jashtë tij.

Rektorati dhe stafi akademik i këtij Universiteti, para së gjithash, mbajnë përgjegjësi për krijimin e sistemeve të reja të vlerave, në veçanti në arsim, shkencë, dhe kulturë, të cilat paraqesin shtyllën kryesore për zhvillim dhe prosperitet të gjeneratave të ardhshme.

Universiteti i Prizrenit është institucion i ri ( 01.10.2010) por gurët e parë në themelimin e këtij Universiteti janë vendosur që me hapjen e shkollës së lartë pedagogjike në vitin 1962. Ky Universitet, veprimtarinë e tij e zhvillon në dy cikle të studimeve: themelore dhe ato të masterit me një program, ndërsa vitin e ardhshëm akademik synojmë të hapim disa programe master e më vonë edhe ato të doktoratës. Vlen të përmendet se në këtë Universitet janë të përfshirë studentë të tre komuniteteve, prandaj edhe mësimi zhvillohet në tre gjuhë: shqip, turqisht dhe boshnjakisht.

Universiteti ynë ju ofron të gjithë qytetarëve shërbime dhe mundësi studimi për të qenë si ekspertë të kualifikuar. Rritja e cilësisë së shërbimeve akademike, përsosja e nivelit të mësimdhënies dhe e kërkimeve shkencore janë synim i Universitetit tonë. Synim dhe përpjekje e vazhdueshme e menaxhmentit dhe stafit akademik të këtij Universiteti, si çdo institucioni arsimor, është që t'i ofron të gjithë studentëve një shërbim cilësor. Rritja e cilësisë së shërbimit, përsosja e nivelit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor arrihet nëpërmjet komunikimeve të vazhdueshme me studentët.

Të dashur student, Universiteti ynë është promotor i përfaqësimit studentor duke nxitur funksionimin e Parlamentit studentor si organ i pavarur i studentëve dhe përfshirjen e tyre në procesin e vendimmarrjes. Prandaj pjesëmarrja e juaj aktive në debate publike, kontribuon në zhvillimin e Universitetit si pjesë më progresive dhe më avangarde e shoqërisë tonë.

Drejtuesit e Universitetit, një rëndësi të veçantë do t'i kushtojnë bashkëpunimit me Universitet tjera, si nga vendi, regjioni dhe me gjerë. Universiteti ynë bashkëpunon edhe me institucionet tjera arsimore si dhe sektorin privat për nevojat e realizimit të punës praktike të studentëve tanë, ku njëkohësisht edhe hulumtohen mundësit e krijimit të vendeve të punës për studentë të diplomuar të Universitetit tonë. Po ashtu, rëndësi të posaçme do t'i kushtojmë organizimit të aktiviteteve dhe manifestimeve shkencore, simpoziumeve , tribunave, debateve me ç’rast disa prej tyre do të realizohen në bashkëpunim me institucionet tjera arsimore nga vendi dhe jashtë tij.

Ju dëshiroj suksese të gjithëve!

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Rezultatet përfundimtare për regjistrim të afatit të dytë (II) në studime Bachelor në Universitetin "UKSHIN HOTI" Prizren për vitin Akademik 2018/2019 sipas njësive Akademike.   Fakulteti i Filologjisë: Departamenti: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Departamenti: Gjuhë dhe Letërsi Gjermane   Fakulteti Juridik: Departamenti: Juridik   Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit: Departamenti: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit Departamenti: Agrobiznesi   Fakulteti i Edukimit: Departamenti: Parashkollor - Gjuhë Shqipe Departamenti: Parashkollor - Gjuhë Turke Departamenti: Parashkollor - Gjuhë Boshnjake Departamenti: Fillor - Gjuhë Turke Departamenti: Fillor - Gjuhë Boshnajke   Fakulteti i Shkencave Kompjuterike: Departamenti: Dizajnimi Softuereve (SD) Departamenti: Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit (TIT) Departamenti: Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit (TIT- Gj. Turke) Departamenti: Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit (TIT - Gj. Boshnjake)   Fakulteti Ekonomik: Departamenti: Administrim Biznesi Departamenti: Menaxhment Ndërkombëtar   Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të bëhet nga data 01.10.2018 deri më 05.10.2018 prej orës 10:00-15:00 (shih tabelën). Vëretje:Kandidatët të cilët nuk arrinjë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj luten studentët që t’i përmbahen afateve të caktuara. Fakulteti Departamenti Data e fotografimit Ora 1 Juridik Juridik 01-05.10.2018 10:00 - 15:00 2 Ekonomik Administrim Biznesi 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Menaxhment Ndërkombëtar 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 3 FSHK T I T 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 S D 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 4 Edukim Parashkollor –Sh.B.T 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Fillor- Bos. Tur. 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 5 Filologjisë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 04-05.10.2018 10:00 - 15:00 6 FSHJM Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit 01-03.10.2018 10:00 - 15:00 Agrobiznes 04-05.10.2018 10:00 – 15:00 "

Rezultatet përfundimtare për regjistrim të afatit të dytë (II) në studime Bachelor në Universitetin "UKSHIN HOTI" Prizren për vitin Akademik 2018/2019 sipas njësive Akademike.

Rezultatet përfundimtare për regjistrim të afatit të dytë (II) në studime Bachelor në Universitetin "UKSHIN HOTI" Prizren për vitin Akademik 2018/2019 sipas njësive Akademike.