You are here:

Këshilli Drejtues

  • Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja – Kryesues;
  • Rajmonda Kurshumlia- Zëvendës Kryesuese;
  • Edita Alo – Anëtar;
  • Prof.asoc. Dr. Isuf Lushi – Anëtar;
  • Prof.asoc. Dr. Sadik Maloku – Anëtar;
  • Prof.ass. Dr. Jasmin Jusufi – Anëtar;
  • Prof.ass. Dr. Vilson De Marku – Anëtar;
Qeverisja e Universitetit
  1. Autoritetet kryesore qeverisëse të Universitetit janë Këshilli drejtues, Rektori dhe Senati.
  2. Të gjitha autoritetet qeverisëse të Universitetit ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi parimin e votimit me shumicë votash, nëse nuk përcaktohet ndryshe në këtë Statut.
  3. Mandati i të gjithë zyrtarëve qeverisës dhe autoriteteve qeverisëse e anëtarëve të tij fillon me 1 Tetor, nëse nuk përcaktohet ndryshe me këtë Statut.
Neni 17
Këshilli drejtues i Universitetit
  1. Këshilli drejtues i Universitetit (më tej ‘Këshilli drejtues’) është autoriteti kryesor  qeverisës i Universitetit.
  2. Këshilli drejtues ka përgjegjësi të përgjithshme strategjike për funksionimin efektiv institucional të Universitetit.
  3. Këshilli drejtues është përgjegjës për të gjitha vendimet në lidhje me çështjet financiare (buxheti, personeli, infrastruktura), në mënyrë që të sigurojë kushte të përshtatshme për veprimtarinë e qëndrueshme të Universitetit në përputhje me detyrimet e tij.
  4. Këshilli drejtues, kolektivisht i raporton dhe është përgjegjës para Ministrisë së Financave, për shfrytëzimin e duhur e në mënyrë efektive të fondeve që Ministria ose ndonjë burim tjetër publik ia kanë ndarë Universitetit.
  5. Këshilli drejtues mund të formojë komisione të përkohshme për ta këshilluar atë lidhur me aspekte të veçanta të punës së tij.
  6. Këshilli drejtues formon Komisionin për çështje statutare si komision këshillëdhënës.
Komisioni informon autoritetet e Universitetit lidhur me të gjitha rastet e moszbatimit të Statutit dhe akteve tjera në çështjet e caktuara nga autoritetet kompetente si dhe merr pjesë në hartimin ose jep mendimin në procedurën e përgatitjes së akteve dhe Rregulloreve të nxjerra nga Universiteti. Këshilli drejtues me akt të veçantë rregullon çështjet lidhur me Komisionin për çështje statutare.
Për më shumë shih Statutin.