Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel Fakulteti të Filologjisë i caktuar nga Këshilli i Fakultetit:

  • Prof.ass.dr. Sejdi Sejdiu, Kryetar;
  • Prof.ass.dr. Flamur Shala, anëtare;
  • Msc. Dorinë Rakaj, anëtare;
  • Ma.sc. Anzotika Sallauka, anëtare;
  • Std. Xhesika Kalanderi, anëtare

Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti

1. Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti përbëhet nga:

1.1. Koordinatori për sigurimin e cilësisë në nivel fakultetit (një personel akademik që ka njohuri rreth gjuhës angleze);

1.2. Një profesor;

1.3. Një asistent;

1.4. Sekretari i fakultetit; dhe

1.5. Një student me notë mesatare mbi nëntë dhe që e njeh mirë gjuhën angleze.

2. Komisionin për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti e propozon dhe e miraton Këshilli i Fakultetit;

3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti janë:

3.1. Monitorimi i procesit mësimor dhe raportimi lidhur me mbarvajtjen e procesit;

3.2. Organizimi për procesin e vlerësimit të stafit akademik, shërbimeve administrative, programeve të studimit etj, realizohet duke përdorur pyetësorët dhe instrumentet për vlerësim;

3.3. Hartimi i planit të veprimit për zbatimin e standardeve të cilësisë në nivel të fakultetit dhe programeve studimore;

3.4. Harton planet e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të AKA-së, në nivel të fakultetit;

3.5. Analizon kurrikulat e programeve dhe kurseve, harton raporte dhe kujdeset për zbatimin e rekomandimeve;

3.6. Analizon kalueshmërinë nëpër kurse dhe propozon marrjen e masave;

3.7. Monitoron, mbledh dhe raporton për të dhënat, mbi shkallën e braktisjes së  universitetit,

3.8. Shqyrton dhe i propozon masat për të ulur shkallën e braktisjes të studentëve nga studimet;

3.9. Monitoron shkallën e kënaqshmërisë së studentëve me programet studimore;

3.10. Monitoron burimet mësimore dhe, mbështetjen për studentët;

3.11. Monitoron dhe vlerëson programet e zhvillimit të karrierës për të diplomuarit;

3.12. Analizon përmbajtjen e planit për punën kërkimoro-shkencore;

3.13. Monitoron dhe analizon efektshmërinë e procedurave të vlerësimit për studentë;

3.14. Monitoron dhe analizon infrastrukturën mësimore dhe shërbimet mbështetëse;

3.15. Monitoron zbatimin e programeve për përsosmëri në mësimdhënie;

3.16. Monitoron zbatimin e planit për përditësimin e shërbimeve studentore;

3.17. Obligohet që të gjitha raportet, analizat, dhe rekomandimet t’i përcjellë te Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë;

3.18. Mban të paktën dhjetë mbledhje në vit, ose më shumë sipas nevojës;

3.19. Më tridhjetë  janar dhe,  tridhjetë qershor të secilit vit kalendarik dorëzon raportin e punës në Këshillin e Fakultetit, dhe në Komisionin Qendror për Sigurimin e Cilësisë. Në këtë raport duhet të përfshihen edhe raportet e vlerësimeve për secilën kategori në bazë të instrumenteve respektive të vlerësimit.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit