UPZ po merr pjesë në Konferencën e Universiteteve Ballkanike në Selanik

16 Prill 2019

Prof. Ass.Dr. Arif Riza, u.d. Prorektor për Buxhet, Financa dhe infrastrukturë i shoqëruar nga z. Burim Berisha Sekretar i Përgjithshëm  dhe z. Përparim Avdullahu u.d. Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë po marrin pjesë në Konferencën e Universiteteve Ballkanike që po mbahet në Selanik. Në këtë kuadër po mbahet edhe punëtori mbi "Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë".

Konferenca e BUA 2019 synon të sigurojë një platformë shkencore të nivelit të lartë për të diskutuar gjerësisht këto çështje. Temat variojnë nga Bujqësia dhe Pyjet, Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Projektet Europiane në Vlerësimin e Cilësisë dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsim së bashku me Ndikimin e Universiteteve në Ekonomitë Lokale dhe Rajonale.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS