Rektori Temaj dhe profesorët Nimani e Kortoqi po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Bukuresht në Rumani

28 Maj 2019

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, i shoqëruar nga profesorët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoqi, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi  "Bashkëpunimin mes universiteteve për shkencën e hapur"  28-29 maj 2019 në Universitetin e Bukureshtit në Rumani. Qëllimi i kësaj ngjarje të rëndësishme është të lehtësojë diskutimet mbi sfidat aktuale në arsimin e lartë në kontekst global dhe rajonal, në një botë në ndryshim dhe globalizim. Folësit dhe pjesëmarrësit e përzgjedhur kryesor po analizojnë dhe përpunojnë nga perspektivat e ndryshme temat që mbulojnë misionet kryesore dhe proceset prioritare brenda universiteteve. Përfaqësuesit e UPZ-së po marrin pjesë në mënyrë aktive në punimet e Konferencës, duke përfituar edhe nga mësimet dhe përvojat nga universitetet pjesëmarrëse.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/